CH-Ballkani
Kosharja, fillimi i luftës frontale në Kosovë
Pas 18 vjetësh, ish-luftëtarët e UÇK-së dhe ata serbë e përshkruajnë Betejën e Koshares si luftën më kolosale që u zhvillua në fundshekull. Derisa shqiptarët po luftonin për liri, serbët thonë se ajo ishte lufta më e pakuptimtë për ta

Tetëmbëdhjetë vet pas luftës, liderët institucionalë dhe ish guerilët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e kujtojnë Betejën e Koshares, si njërën nga luftërat më të ashpra dhe më të heroike që ka zhvilluar UÇK kundrejt forcave të motorizuara serbe në kufirin Kosovë-Shqipëri. Edhe ish luftëtarët serbë e kujtojnë këtë luftës, si më të ashprën që është zhvilluar në Ballkan në fundshekullin e kaluar.
Isa Mustafa, kryeministër i Kosovës, nën patronatin e të cilit po mbahet manifestimi “Ditët e shqipes 2017”, tha se Beteja e Koshares përbën fillimin e luftës frontale për çlirimin e Kosovës kurse në aspektin ushtarak nxjerr në pah përdorimin e aftësive të larta dhe shkathtësive taktike në luftë kundër një armiku numerikisht shumë më të madh dhe të armatosur.
“Partneriteti me SHBA dhe aleatët tjerë të NATO-s është garanci e realizimit të aspiratës tonë për të jetuar të lirë dhe për qenë të pavarur dhe për të vendosur vet për ardhmërinë tonë është garanci se Republika e Kosovës Forcën e saj të sigurisë do ta shndërroj në forcë të armatosur”, ka thënë Mustafa.
Ai tha se stabiliteti i ekonomik dhe buxhetor është garancia më e mirë se Kosova i ka stabilizuar financat dhe “shteti jonë ka krijuar parakusht për të financuar një ushtri moderne që do të të partnere e aleancës mnë të fuqishme politike dhe ushtarake të botës”.
Kryeministri Mustafa tha se Kosharja ishte dëshmia më e qartë e unitetit të UÇK-së dhe këtë rol historik e ka luajtur brigada 138 që më vonë mori emrin e strategut Agim Ramadani.
“Gjithë ne sot krenohemi me veprat e gjithë heronjëve të UCK-së. Po ashtu krenohemi edhe me luftëtarët e gjallë të kësaj brigade që janë pjesë e ndërtimit të institucuioneve të Kosovës”, tha ndër të tjera Mustafa.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK, Kadri Veseli ka kujtuar ditën e betejës së Koshares ku u thye kufiri shqiptaro-shqiptarë.
“I përjetshëm do të jetë kujtimi dhe nderimi për heronjtë e thyerjes së kufirit në betejën e Koshares të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.
Ndërkaq presidenti i Kosovës dhe ish-sh lideri politik i UÇK-së tha se nuk ka shpifje që do ta mposhtë luftën e drejtë të UÇK-së e kësaj radhe as të komandantit Ramush Haradinaj që së shpejti do të kthehet në Kosovë.
UÇK ishte aleate me NATO-n
Kështu ka thënë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në tubimin përkujtimor në Koshare, ku ai për herë të parë po merr pjesë në cilësi të Presidentit, transmeton rtklive.com.
Nga Kosharja presidenti Thaçi ka ripërsëritur se Kosova është shumë afër të krijimit të ushtrisë së saj.
“Në këto dy dekada Kosova ka pasur procese shumë të rëndësishme. Themelimin e UÇK-së, formimin e TMK-së, shpalljen e pavarësisë, më pas formimin e Forcave të Sigurisë. Ndërsa tani është shumë afër krijimit të ushtrisë së saj. Në ditët, javët apo muajt në vazhdim ushtria e Kosovës do të themelohet. Kjo është e sigurt. Kosova do të ketë ushtrinë e saj, do të ruaj partneritetin me NATO-n dhe aleatët ndërkombëtarë. Kosova do të ketë ushtrinë si të gjitha shtetet e rajonit”, ka thënë presidenti Thaçi.
Tutje, ai ka folur edhe për betejën e Koshares. Thaçi ka thënë se në Koshare për herë të parë u thye kufiri shqiptaro-shqiptar.
“Drejtësia e kauzës dhe forca morale që lufton për të drejtën e tij është me madhe se çdo ushtri. Për herë të parë këtu u thye kufiri Shqipëri-Kosovë. Beteja e Koshares ishte e të gjithëve. Operacioni ‘Shigjeta” dhe beteja e Koshares ishte triumf politiko-ushtarak. Ai ishte mesazh i qartë për popullatën e dëbuar nga Kosova se së shpejti ata do të ktheheshin në vatrat e tyre”, ka thënë presidenti Thaçi.
Presidenti ka treguar se përmes zonës së çliruar në Koshare, ishte mundësuar hyrja më e lehtë e ndihmave humanitare për qytetarët në Kosovë. Ai ka kujtuar edhe heronjtë e rënë në këtë betejë.
“Operacioni “Shigjeta” kishte edhe misionin e bashkërendimit me forcat e NATO-s, për të treguar vendndodhjen e forcave serbe. Lufta që u zhvillua në Koshare dhe Pashtrik, kanë përmasën e madhe të sakrificës. Ushtarë të stërvitur në bazat e UÇK-së, me vullnet dhe trimëri kishin luftuar kundër ushtrisë serbe. Shumë prej tyre sakrifikuan jetën e tyre. Sot dhe përgjithmonë do t’i kujtojmë ata që ranë në altarin e lirisë, komandantët Agim Ramadani, Sali Çeku, Xhemal Fetahu, Abaz Thaçi etj”, ka thënë presidenti.
Ndërkohë, ai ka kujtuar edhe kohën kur së bashku me Shkëlzen dhe Luan Haradinajn e kishin kaluar shumë herë kufirin.
“Ndihem mirë që kam kaluar me dhjetëra herë këtej së bashku me bashkëluftëtarët Shkëlzen dhe Luan Haradinaj”, ka thënë presidenti Thaçi.
Beteja e Koshares nga sytë e luftëtarëve serbë
Ndërkaq edhe eprorë e ushtarë të ushtrisë serbe, 18 vjet pas Betejës së Koshares, flasin për tmerrin dhe humbjet që kanë përjetuar në luftimet me forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një tribunë të organizuar në Beograd me temën “Beteja e Koshares”, raporton “Telegraf.rs”, ushtarakët serbë kanë treguar se beteja për Kosharen ka zgjatur 67 ditë dhe se një betejë e tillë nuk mbahet mend.
Koloneli Ljubinko Gjuroviq, komandant i njësitit për mbrojtjen e Koshares, duke kujtuar atë kohë thotë se në brezin kufitar Kosovë-Shqipëri atëherë kishin 1, 357 luftëtarë, por thotë se ishte e pamundur të mbrohet Kosharja, kur përballë kishin 6000 luftëtarët të UÇK-së në vijën e parë dhe 2000 në vijën e dytë dhe 34 tanke.
“Kushtet atmosferike dhe gjeografike ishin të tmerrshme po aq sa armiku”, thotë ai.
Ndërsa, kapiteni Dushan Jokiq, komandant i togut për mbrojtjen e Koshares, thotë se deri në vitin 1999 kodrat e Dinarës dhe Velebitit janë përvoja e tij me e hidhur.
“Kam luftuar në Velebit, kam menduar se në malet Dinarike është më së vështiri, por ai që ua ka lënë emrin Bjeshkëve të Nemuna, ka pasur të drejtë… Atje ku ishte togu im, bora ishte deri në brez. Kur në atë lartësi binte mjegulla, atëherë të bëhej sikur je në një planet tjetër. Jam mërdhirë i tëri. Kisha 10 predha në kokë. Ferri i Koshares kurrë mos u përsëritët”, thotë ai.
Vojislav Vukashinoviq ishte luftëtari më i ri serb, i cili në moshën 19-vjeçare kishte shkuar të shërbejë në ushtrinë e atëhershme jugosllave.
“Për betejën e Koshares nuk mund të flitet pa emocione…”, thotë Vukashinoviq, teksa flet për vrajën e kapitenit Koshanin, Tibor Cerne.
Ai thotë se gjatë luftimeve ishte plagosur dhe në atë betejë e ka lënë gjysmën e kokës.
“Fatkeqësisht shokët e mi i kam lënë më 17 maj. Këtë kurrë nuk do t’ia falë vetes. Askush atëherë nuk mendonte se çfarë force na sulmonte, por çfarë shenjtërie po mbronim… Kishim ushqim dhe ujë, por as nuk kemi ngrënë as nuk kemi pirë, sepse nuk kishim kohë për këtë. Të gjithë 108 luftëtarët tanë kanë vdekur heroikisht. Gjithashtu 256 janë plagosur heroikisht, por edhe ata që shpëtuan ishin me fat heronjsh”, thotë Vukashinoviq.
Edhe nga ana e shqiptarëve në Betejën e Koshares janë vrarë 114 dëshmorë, ish gueril të UÇK-së.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor