Bizneset
Ja çfarë duhet të dini nëse doni të ndërtoni shtëpi në Zvicër
"Ne jemi partneri juaj nga blerja e pronës dhe objekteve deri në dorën e fundit të përfundimit të tyre"

“Në mënyrë që klienti ynë të ketë shtëpinë e ëndrrave, ne paraprakisht bëjmë analizën se çka dhe si mund të ndërtohet. Ne jemi partneri juaj nga blerja e pronës dhe objekteve, deri në dorën e fundit të përfundimit të tyre”,thotë për albinfo.ch Shaqir Berisha nga firma “Berisha Bau & Haustechnik AG” në Mellingen.
albinfo.ch: Po vazhdon “boom”-i i ndërtimeve në Zvicër, në ç`drejtim po lëviz ky trend?
Shaqir Berisha: Kur të shohim se në vitin 2009, do të thotë para 10 vjetëve, janë investuar rreth 40 miliardë franga në ndërtim në Zvicër kurse tani në vitin 2019 janë investuar mbi 51.5 miliardë, vërehet një rritje marramendëse prej 25%.
Derisa interesi (Kamata, “Zins”) do të jetë i ulët në bankat zvicerane do të mbahet ky boom i ndërtimit. Për momentin, Bankat e Zvicrës vazhdojnë të aplikojnë normat negative të interesit dhe investitorët sot janë të drejtuar të investojnë në ndërtim dhe patundshmëri (Immobilien).
Në të njëjtën kohë po shtohen edhe apartamentet boshe, që nuk po gjejnë banorë të rinj, pse po ndodh kjo?
Për momentin janë 75.000 apartamente boshe. Dy gjëra janë shumë me rëndësi për apartamentet: çmimi dhe vendndodhja. Nëse e shohim sipas rregullit, nuk është numër i madh 75.000 apartamente të jenë të lira në gjithë Zvicrën.
Nga 75.000 apartamente të pabanuara, diku rreth 18.000 kanë nevojë për renovim apo modernizim, ndërsa 24.000 janë me çmime të larta. Po ashtu te rreth 12.000 prej tyre, problem për mosgjetjen e banorëve është vendndodhja e tyre.
Bazuar në gjithë këtë, mbeten diku rreth 21.000 apartamente nga gjithsej 2.2 milionë apartamentet me qira në të gjithë Zvicrën. Nëse ky trend i ndërtimeve vazhdon, do të jetë problematike për vitin e ardhshëm, por jo edhe për momentin.
Arsyet për rritjen e mëtejshme janë të njëjta me ato që kanë qenë për vite: kërkesa për prona banimi nuk po rritet aq sa furnizimi?
Përderisa interesi në bankat zvicerane është i ulët, vazhdon të jetë në rritje edhe interesimi për ndërtim, edhe përkundër faktit se çmimet e patundshmërisë kanë arritur rekord.
Cilat janë vështirësitë dhe cilat probleme provoni t`i zgjidhni ju si kompani e ndërtimeve?
Kërkesa në treg për patundshmëri është shumë e madhe. Po edhe kur të bleni një patundshmëri, si ta ndërtoni apo si ta rinovoni? Për këtë kujdeset kompania jonë. Ne i ndihmojmë klientët tanë të gjejnë një pronë apo objekt që u përshtatet kërkesave të tyre.
Në mënyrë që klienti ynë të këtë shtëpinë e ëndrrave, ne paraprakisht bëjmë analizën se çka dhe si mund të ndërtohet. Apo edhe nëse kërkohet që një objekt të rinovohet.
Për investitorët që dëshirojnë të blejnë apartament dhe më pas të njëjtat t`i japin me qira, ne ndihmojnë edhe në këtë drejtim. Ne i ndihmojmë ata që të gjejnë objektet e përshtatshme duke ofruar kështu të gjitha shërbimet.
Ne jemi partneri juaj nga blerja e pronës dhe objekteve deri në dorën e fundit të përfundimit të tyre. Pra, prej blerjes së pronës e deri te ndërtimi i shtëpisë apo objektit afarist.
Kush ka mundësi përgjithësisht të investojë sot në Zvicër në ndërtimtari?
Mundësi ka çdokush që është banor i Zvicrës dhe që ka rreth 20-30% të të hollave të gatshme nga çmimi i shitjes.
Sa është interesante të merreni me biznesin e ndërtimeve?
Çdo punë që bën me pasion, është interesante. Për mua personalisht ndërtimi ka qenë me interes që nga fëmijëria. Më duket interesante se si nga asgjë të arrihet deri tek një objekt mirë i punuar. Si rezultat i punës, ne shohim shtëpinë që dëshirojmë. Por po ashtu edhe më interesant është rinovimi i një objekti. Aty e shohim ndryshimin apo transformimin e një shtëpie apo objekti. Ndërtimi kërkon përvojë dhe seriozitet, ngase një ndërtim i një shtëpie nuk është për një kohë të shkurtër, por për një afat më të gjatë.
Në çfarë shifrash lëvizin çmimet e patundshmërive: apartamente dhe shtëpi në Zvicër?
Një kuadrat-metër i një apartamenti me çelësa në dorë, arrin diku deri rreth 1900-2100, ndërsa i një shtëpie, rreth 2600-3000. Një kuadrat i pronës në vendet urbane dhe me frekuentim të lartë arrin deri tek 1300-1600, ndërsa në vende jo aq të frekuentuara arrin deri 500-800. Është vështirë të themi një çmim për pronën, ngase rol të madh luan vendndodhja e objektit apo shtëpisë.
Në qytetin e Cyrihut për një kuadrat metër tokë, shifrat arrijnë deri në 30`000 franga kurse në periferi, siç është rasti me kantonin e Bernës, ka pronë që arrin çmimin deri në 50 franga për kuadrat-metër. Edhe këtu luan rol vendi se ku ndodhet prona.
Sa është reformuar tregu i patundshmërive me inovacionet teknike dhe modelet e reja?
Shtëpitë që sot ndërtohen në Zvicër janë shumë moderne dhe me plot teknikë. Kemi mundësinë për fshesë elektrike qendrore që është e shpërndarë në tërë shtëpinë. Po ashtu pastrimi i ajrit që integrohet në ndërtim me banjo dhe kuzhina me dizajn të lartë, por në të njëjtën kohë shumë praktike për përdorim.
Kemi ngrohje qendrore që janë shumë efeciente, që mund të përdoren komplet nëpërmjet telefonit mobil. Sisteme për prodhimin e rrymës (Photovoltaik).
Me fjalë të tjera, ndërtimi i një shtëpie nuk është më siç ka qenë në të kaluarën, por tani është avancuar shumë në këtë drejtim. Sot shtëpitë ndërtohen të pajisura me teknikë të avancuar, duke bërë që përmes teknologjisë që përdoret sot, të arrijmë të përfitojmë në aspektin e eficiencës, duke ruajtur ambientin dhe duke mos përdorur gazra.
Sa janë të përfshirë shqiptarët në këtë biznes në Zvicër, apo vetëm i ndërtojnë objektet dhe dikush tjetër i shet?
Shqiptarët po ndërtojë Zvicrën! Sigurisht se shqiptarët kanë bërë emër të mirë në ndërtimtari. Janë ata që blejnë dhe ndërtojnë vetë, por janë edhe ata që ndërtojë shumë objekte në Zvicër. Ka aq shumë firma profesionale dhe serioze sa që mund të ndërtosh një shtëpi nga fillimi deri në fund, e gjithë kjo nga firmat edhe kompanitë shqiptare që operojnë në Zvicër.
Shqiptarët po ndërtojnë Zvicrën!
Sigurisht se shqiptarët kanë bërë emër të mirë në ndërtimtari. Janë ata që blejnë dhe ndërtojnë vetë, por janë edhe ata që ndërtojë shumë objekte në Zvicër. Ka aq shumë firma profesionale dhe serioze sa që mund të ndërtosh një shtëpi nga fillimi deri në fund, e gjithë kjo nga firmat edhe kompanitë shqiptare që operojnë në Zvicër
Dallime të mëdha të çmimeve të tokës për ndërtim
Në qytetin e Cyrihut për një kuadrat metër tokë, shifrat arrijnë deri në 30,000 franga, kurse në periferi, siç është rasti me kantonin e Bernës, ka pronë që arrin çmimin deri në 50 franga për kuadrat-metër. Edhe këtu luan rol vendi se ku ndodhet prona
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor