Portrete të firmave
Interesimi është shumë më i madh për blerje se sa për marrje me qira nga diaspora
“Interesimi është shumë më i madh për blerje se sa për marrje me qira. Rreth 73% e kërkesave që vijnë nga diaspora janë për blerje”
Me ardhjen e sezonit të verës, po vijnë edhe ofertat nga kompani të të gjithë sektorëve. Ajo që sigurisht i intereson shumicës janë ofertat në patundshmëri.
Në Kosovë kompania Pro Real Estate po ofron konsultime falas rreth shitjes apo blerjes së patundshmërive. Lidhur me këtë si dhe trendin e shitblerjes së patundshmërive, tregon më hollësisht Krenar Batusha nga Pro Real Estate.
Albinfo.ch: Cilat janë ofertat e patundshmërive nga PRE për muajt e verës?
Krenar Batusha: Në kompaninë tonë, për diasporën do të ofrojmë konsulta falas nga specialistë të shitjes për të gjithë ata që janë të interesuar për blerje apo marrje me qira të patundshmërive.
Albinfo.ch: Sa ka pasur rritje të çmimeve në patundshmëri këtë vit?
Krenar Batusha: Gjatë vitit të kaluar ka pasur rritje të çmimeve në masën prej 7.4%, kurse këtë vit ka rritje prej 7.8%. Do të thotë që në dy vitet e fundit ka pasur rritje prej 15%.
Albinfo.ch: Sa dallojnë çmimet e patundshmërive në Kosovë në qytete të ndryshme? Dhe cilat janë tri qytetet në të cilët ka më së shumti kërkesë për blerje të patundshmërive?
Krenar Batusha: Çmimet dallojnë shumë sigurisht, jo vetëm mes qyteteve, por në Prishtinë çmimet dallojnë edhe në mes të qendrës së qytetit dhe rrethinës. Tri qytetet me më së shumti kërkesë për blerje të patundshmërive janë: Prishtina, Prizreni dhe Ferizaj.
Albinfo.ch: A ka më shumë interesim nga diaspora për blerje të patundshmërive apo marrje me qira?
Krenar Batusha: Interesimi është shumë më i madh për blerje, pra, rreth 73% e kërkesave që vijnë nga diaspora janë për blerje. Ne shpesh na duhet të caktojmë takime disa muaj më parë për vizitë në prona të ndryshme. Kurse sa u përket kërkesave për qira, ato rriten zakonisht gjatë muajve të verës, për afat të shkurtër.
Albinfo.ch: A ndikon standardi i diasporës në rritjen e çmimeve të patundshmërive në Kosovë?
Krenar Batusha: Duke marrë parasysh që çmimet rriten atëherë kur rritet kërkesa, mund të themi se kërkesat e mëdha nga diaspora ndikojnë pak, por jo dukshëm, në ngritjen e çmimeve.
Albinfo.ch: Si qëndron kërkesa për blerje të patundshmërive në raport me një vit më parë, është rritur apo ka rënë?
Krenar Batusha: Në krahasim me vitin e kaluar kërkesa për blerje/qira është dyfishuar.
Albinfo.ch: Si e konsideroni, a është koha e duhur për të blerë banesë/shtëpi me çmimet e ngritura? Apo pritet që këto çmime të bien?
Krenar Batusha: Në kompaninë tonë trendi i kërkesave është vazhdimisht në rritje. Në këtë rast ne kemi identifikuar se kjo vjen si arsye e strukturës familjare, ku deri në vitet e fundit ne kemi jetuar në bashkësi më të mëdha. Nevoja për shkëputje nga këto bashkësi, sidomos nga të rinjtë, kur dihet se 58% e popullsisë së Kosovës i përket moshës 25 vjeç, ka bërë që të lindin kërkesa për blerje të patundshmërive. Në anën tjetër, lëvizjet e ekonomisë globale, fillimisht me inflacion e tani që jemi në fazën e recesionit, mund të kenë efekt edhe në vendin tonë. Andaj koha më e mirë për të blerë prona është gjatë kësaj faze!
Ju që nuk keni blerë ende pronë apo banesë në Kosove, zbuloni portofolion e Pro Real Estate këtu: >>> pro-rks
Ndikimi i diasporës në çmime
Duke marrë parasysh që çmimet rriten atëherë kur rritet kërkesa, mund të themi se kërkesat e mëdha nga diaspora ndikojnë pak, por jo dukshëm, në ngritjen e çmimeve.
https://pro-rks.com/
E-Diaspora
-
Madrid: 12 veçarja shqiptare në prag të përfaqësimit të Shqipërisë “Junior Fest Albania 2024” përfundoi në shtator në Tiranë me kurorëzimin e Nikol Çabelit fituese të...
-
Kurti e Gërvalla takohen me mërgimtarët në Gjermani
-
Frankfurt: Piktori shqiptar hap ekspozitën e artit pamor me titull “Art Open Call”
-
Nju-Jork: Shqiptarja shpallet “Miss Liberty 2025”
-
Arti diplomatik i Shuk Oranit: Një iniciativë kulturore me strategji ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
A mund të udhëtoni jashtë vendit ose të takoni miq kur jeni në pushim mjekësor në Austri? Nëse jeni me pushim mjekësor me pagesë në Austri, çfarë mund të bëni në të vërtetë?...
-
Si mund të shihni një kometë ‘një herë në jetë’ në qiellin mbi Austri këtë fundjavë
-
Austria, vendi më miqësor në Evropë, thonë turistët
-
Aeroportet në Austri renditen ndër më të mirat për uljet me avion privat
-
Obeziteti i kushton Austrisë 2.4 miliardë euro në vit