Grupi punues, i përçarë rreth kritereve për dëbim
Brengosin (mos)pajtueshmëria me kushtetutën federale dhe dilema nëse iniciativa është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare

Grupi punues i caktuar nga ministrja e drejtësisë Simonneta Sommaruga për jetësimin e iniciativës për dëbimin e të hujave kriminelë, ka hasur në mosmarrëveshje, veç tjerash, lidhur me përshtatjen e iniciativës me kushtetutën federale.
Grupi po shqyrton katër variante për zbatimin e iniciativës, shkruan 20minuten.online. I pari parasheh si bazë një listë precize të delikteve që mund të jenë shkak për dëbim nga Zvicra. Varianti i dytë konsiston në definimin e një norme pa bërë ndonjë katalog të detajuar.
Ndërkohë, varianti i tretë parasheh futjen e një klauzule të jashtëzakonshme për deliktet e lehta dhe varianti i katërt thotë që për kriteret për dëbim të mbështeten në të drejtën për të huaj dhe jo në të drejtën penale.
Sipas kryetarit të grupit, profesorit Heinrich Koller, mendimet në mes të anëtarëve vazhdojnë të jenë të ndara pikërisht lidhur me pranimin e njërës nga këto variante.
Një pikë tjetër në të cilën nuk pajtohen anëtarët e grupit është çështja e proporcionalitetit: a duhet të merret si bazë për dëbim pesha e veprës penale apo vetëm ekzistimi i një aktgjykimi për veprën.
Sipas Koller, pajtueshmëria me kushtetutën federale është pika më e ndjeshme e debatit. Po ashtu ekziston dilema nëse iniciativa është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Grupi punues do të takohet katër deri në gjashtë herë para se të sjellë vendimin përfundimtar. Rezultatet do të publikohen në muajin qershor.
E-Diaspora
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it Gjermani: Azem Haziri përmes performancës së tij në piano ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve...
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
-
Gjermani: Spektakël nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota”
-
Prishtinë: Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare do të organizojë konferencë ekonomike
-
Cyrih: Policia bastis plantacionin e kosovarit me 1700 rrënjë kanabisi
Jeta në Austri
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare Austria i bëri thirrje sot Gjermanisë të respektojë ligjet kufitare të BE-së, ndërsa policia gjermane ka...
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme