Kosova
Gjilani ka një restorant peshku që gatuhet njëjtë si në Shqipëri
Xheltion Abazi, nga Shqipëria vendosi që dashurinë për Kosovën ta tregojë përmes pasionit të tij për kuzhinën, duke i dhuruar qytetit të Gjilanit, restorantin e parë të peshkut që gatuhet në ekzpozim
“Gusto di Mare” quhet restoranti, i cili gatuan peshkun dhe prodhime të tjera të detit njëjtë siç jemi mësuar t`i shijojmë në bregdetin shqiptar. Peshku dhe prodhime të tjera vijnë rregullisht të freskëta në Gjilan. Kuzhinieri është me përvojë dhe i dëshmuar për specialitete deti në restorantet më të njohura. Ai ka mësuar gatimin në Itali dhe sjell në Gjilan një restorant që për nga cilësia e gatimit të prodhimeve të detit, renditet lart në tabelën e restoranteve më të frekuentuara të ushqimit të detit në Shqipëri dhe Kosovë.

Xheltion Abazi, kuzhinieri nga Shqipëria, që i vogël e ka njohur shumë mirë historinë e Kosovës dhe gjithmonë e ka adhuruar në këtë vend, pa pasur idenë e biznesit atë kohë. Ai vendosi që dashurinë që ka për këtë vend ta tregojë përmes pasionit të tij për kuzhinën, të cilin e ka që nga fëmijëria, duke i dhuruar qytetit të Gjilanit, restorantin e parë të peshkut që gatuhet në ekzpozim.
Albinfo.ch: Ju jeni kuzhinieri më i njohur për gatimin e peshkut në Gjilan. Çka mendoni se ju bën juve kaq të veçantë dhe të njohur te klientët?
Xheltion Abazi: Veçantia e këtij restoranti qëndron në atë se këtu gjithçka është e ekspozuar, transparente. Punojmë në ambient komplet të hapur. E marrim peshkun nga frigoriferi i hapur, ku shihet në ekspozim, dhe e gatuajme në kuzhinë të hapur, ku shihet i tërë procesi i gatimit. Në restorante të tjera në Kosovë mund të shihni sipërfaqe të vogla të kuzhinës të hapura, por jo komplet kuzhinën. Këtu, kudo që uleni, pamjen e keni në kuzhinën e hapur ku gatuhet. Ne jemi të vetmit që kemi distribucionin e parë të peshkut dhe të verërave nga Italia. Verërat janë të cilësisë së lartë, janë të gjitha nga Italia, pasi edhe restoranti është stil italian.
Albinfo.ch: Meqë punoni në ambient tërësisht të hapur, cili është raporti juaj me mysafirët. Punoni vetëm në kuzhinë, si është i organizuar stafi juaj?
Xheltion Abazi: Ne jemi të përkushtuar maksimalisht, pasi tradita e këtij restauranti kërkon shumë precizitet në ushqime. Punojmë me shumë qejf gjatë tërë ditës, kryesisht punojmë pa meny, kuzhinieri del vetë e merr porosinë. Kam qejf të flas me klientin direkt, nuk i përtoj kësaj pjese, pasi dua që klienti të jetë i kënaqur dhe të vijë përsëri te ne. Kuzhinieri është pasqyra e restorantit. Të gjithë klientët që kanë ardhur një herë, tashmë i kemi të rregullt.
Më tutje Xheltioni tregon për karrierën e tij prej kuzhinieri:
Xheltion Abazi: Punoj që prej 11 vjet në gastronomi. Fillova në Itali, e vazhdova në Shqipëri dhe pastaj në Greqi. Ështe dashur vërtet guxim për të ardhur me një restorant peshku në Gjilanin e mbushur me restorante të mira e të njohura, por unë edhe si dhëndër i Gjilanit që jam, guxova dhe vendosa që Gjilanin ta pasuroj me një restorant peshku, ashtu çfarë i njohim në bregdetin shqiptar, të freskët e me plot shije. Kështu nuk ka në Gjilan dhe kjo për qytetin është një vlerë e shtuar.
Kuzhinieri nga Shqipëria ka hapur restorant peshku në Gjilan
Kushdo që ka mall peshku të detit të Shqipërisë dhe nuk shkon dot atje, atë mund ta gjejë në Gjilan, në restorantit “Gusto di Mare”, në magjistralen Gjilan – Ferizaj, rruga që shpie për Livoç. “Gusto di Mare” është një restorant me ambient të hapur e transparent, ku kuzhineri merr vetë porosinë dhe ju mund të shihni si përgatitet peshku, karkalecat apo specialitetet e tjera të detit. Peshku dhe prodhime e tjera të detit importohen rregullisht të freskëta nga Shqipëria. Kuzhineri Xheltion Abazi ka një përvojë të pasur në përgatitjen e peshkut dhe specialiteteve të tjera të detit. Ai ka punuar në restorantet më të njohura të peshkut dhe, si dhëndërr i Gjilanit, ka marrë guximin të hapë vetë një të tillë.


/Shkrim i sponzorizuar/
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje














