Kosova
Jon Kuka mund serbin, fiton të bronztën në Kupën Evropiane për Kadetë
Në përballjen vendimtare, triumfoi me dy Yuko ndaj serbit Lazar Bogdanoviq duke siguruar medaljen e bronztë për Kosovën
Xhudisti kosovar Jon Kuka shkëlqeu në Kupën Evropiane për Kadetë, që u mbajt në Kranjska Gora, Slloveni, duke siguruar medaljen e bronztë pas një paraqitjeje mbresëlënëse.
Në xhiron e parë, Joni triumfoi me Ippon ndaj gjermanit Moritz Schubert. Kurse në xhiron e dytë, ai mposhti me dy Yuko austriakun Djamil Kurbanov.
Në ndeshjen e radhës, pavarësisht një performance të mirë, Joni u mund me Wazari nga holandezi Celil Uyar.
Ndërsa në repasazh, Joni tregoi forcë dhe vendosmëri. Fillimisht mposhti me Ippon izraelitin Yuval Fuchus.
Më pas fitoi me tri shido për Ippon kundër francezit Yanis Semadi, duke siguruar biletën për ndeshjen për medalje të bronztë.
Kurse në përballjen vendimtare, Jon Kuka triumfoi me dy Yuko ndaj serbit Lazar Bogdanoviq duke u ngjitur në podium dhe siguruar medaljen e bronztë për Kosovën.
Autres de Kosova
E-Diaspora
-
Bavari: Les élèves de la diaspora apportent la culture albanaise à la Fête de la Culture à Landshut La culture albanaise sur scène: Les élèves du LAPSh Bavari enchantent à Landshut... -
Dardan Shabani fait ses débuts en tant qu’auteur à Genève avec la comédie absurde “Carafes”. -
Le “Student” de Zurich affirme l’identité albanaise dans l’espace académique. -
Aujourd’hui, une manifestation pour les anciens combattants de l’UÇK a lieu à La Haye. -
Le nouveau cours d’albanais sera ouvert à Widnau, dans le canton de Saint-Gall.










