E-Diaspora

Festohet dita e të drejtave të femijëve në Lausanne

Me 20 nëntor, në ambiebtet e biblotekës Globlivres Renens, shoqata Swiss Albania Event në bashkëpunim me shoqatën Dona, realizuan një takim edukativ me fëmijët e komunitetit shqiptar me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve.

Përgjatë 2 orëve sa ishte paraparë zhvillimi i aktivitetit, fëmijët jo vetëm që shijuan ngrohtësinë e ambientit, por ajo që ishte më e rëndëdishme, ata u njohën me letërsinë shqipe, duke lexuar tregime dhe vjerrsha për fëmijë nga shkrimtar shqiptar. Aktiviteti kishte karakter edukativ, ku përmes lojës dhe artit, fëmijët e pranishëm mësuan për të drejtat dhe rëndësinë e respektimit të tyre.

Meqë qëllimi i shoqatave SAE dhe DONA është promovimi i kulturës shqiptare në Zvicër dhe ka interesim të komunitetit, shoqatat premtojnë që në vazhdimësi do të organizojnë aktivitete të tilla.