Dyshohet për varreza masive në Dejne të Rahovecit
Të dielën pasdite nga një banor i fshatit është zbuluar një varrezë masive

Labinot Berisha, këshilltar në Kuvendit Komunal të Rahovecit ka thënë se në fshatin Dejne të kësaj komune dyshohet për një varrezë masive.
Ai bëri të ditur se të dielën pasdite nga një banor i fshatit është zbuluar një varrezë masive gjatë marrjes se dheut për nevoja të fshatit, gjegjësisht për rregullimin e serrave.
Sipas banorëve të fshatit, në lokacionin ku janë gjetur kocka njerëzish, asnjëherë më parë nuk është shfrytëzuar për varreza të fshatit.
Referuar pohimeve të banorëve, Berisha ka thënë për Telegrafin se gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-s, forca të mëdha të policisë serbe janë pozicionuar në atë zonë dhe kanë qëndruar një kohë të gjatë, gjë që besohet në dyshimet e banorëve për varrezë masive.
Po ashtu u bë e ditur se lokacioni është rrethuar dhe siguruar nga policia.
Vesel Gashi, nga Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit konfirmoi se pjesëtarë të policisë janë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar pjesën ku dyshohet për një varrezë masive.
Ai bëri të ditur për Telegrafin se Policia ka rrethuar vendin ku dyshohet dhe janë në pritje të ekipit nga Prishtina.
E-Diaspora
-
PD Dr. Përparim Limani emërohet shef i Klinikës së Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Viscerale në Kantonsspital Aarau Një tjetër emër shqiptar ngjitet në majat e institucioneve zvicerane. Docent PD Dr. med. Dr. sc....
-
Valë e re azilkërkuesish shqiptarë drejt Britanisë, ‘braktisin’ Francën dhe Gjermaninë
-
Në Gjermani hapet edhe një klasë e re për mësimin e gjuhës shqipe në Eggenfelden
-
Gjithçka gati për “Alba Festival”, a jeni gati edhe ju?
-
Itali: Futbollisti shqiptar vdes aksidentalisht
Jeta në Austri
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”