Dy kërcënime me bombë në Valis
Se nuk bëhet fjalë për ndonjë shaka fëmijësh flet me fakti se shkresa me kërcënimin për bombë, është shkruar nga dora e një të rrituri
Dy kërcënime me bombë kanë shqetësuar qytetarët e Brig-ut dhe ata të Martigny-t (Valis) gjatë ditës së sotme. Kërcënimi i parë ishte bërë në një filialë të Migros-it në Brig, ndërsa i dyti, në një restorant në qytetin Martigny.
Në të dyja rastet, siç shkruan Blick.ch, janë evakuuar personeli dhe qytetarët e ndërtesave të afërta, dhe, pas kontrollimit të bërë nga policia, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Ajo që ka mundur të konstatojë policia me këtë rast është se nuk bëhet fjalë për ndonjë shaka fëmijësh. Kjo lidhet me faktin se shkresa me kërcënimin për bombë, e gjetur në rastin e parë është shkruar nga dora e një të rrituri.
Në rastin e parë, letrën ku shkruhej se një bombë do të shpërthente në orën 15.00 e kishte gjetur një kliente e Migros-it, në wc-në e kësaj shitoreje, ndërsa në Martigny, kërcënimi kishte ardhur përmes telefonit.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










