Calmy-Rey: Nuk kemi shkelur rregullat e neutralitetit

Presidentja dhe ministrja e jashtme e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey ka arsyetuar qëndrimin e Qeverisë Federale për të lejuar kalimin e trupave të huaja ushtarake nëpër territorin dhe hapësirën ajrore të Zvicrës. Bëhet fjalë për trupat e shteteve perëndimore që përgatiteshin për të sulmuar caqet në Libi.
Sipas saj, kjo leje nuk përbën shkelje të neutralitetit të Zvicrës.
Calmy-Rey këtë e ka thënë në një intervistë të saj për gazetën e sotme „Sonntagsblick”. Ajo ka shtuar se me këtë veprim Zvicra nuk është bërë palë ndërluftuese dhe po ashtu nuk ka vënë në lojë besueshmërinë e saj.
Sipas Rey, neutralitet do të thotë që Zvicra nuk ka të drejtë të marrë pjesë në një luftë në mes shtetesh. Por, ka thënë ajo, Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk mund të konsiderohet palë në konflikt.
E-Diaspora
-
PD Dr. Përparim Limani emërohet shef i Klinikës së Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Viscerale në Kantonsspital Aarau Një tjetër emër shqiptar ngjitet në majat e institucioneve zvicerane. Docent PD Dr. med. Dr. sc....
-
Valë e re azilkërkuesish shqiptarë drejt Britanisë, ‘braktisin’ Francën dhe Gjermaninë
-
Në Gjermani hapet edhe një klasë e re për mësimin e gjuhës shqipe në Eggenfelden
-
Gjithçka gati për “Alba Festival”, a jeni gati edhe ju?
-
Itali: Futbollisti shqiptar vdes aksidentalisht
Jeta në Austri
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”