Bllokohen pasuritë e Mubarakut në Zvicër
Veç ish presidentit, këtu hyjnë edhe bashkëshortja e tij, djemtë me gratë e tyre, vëllai i gruas, katër ish ministra etj.

Qeveria e Zvicrës ka shpallur vendimin për bllokimin e të gjitha pasurive që mund të ketë pasur në Zvicër, ish presidenti egjiptian, Hosni Mubarak dhe rrethi i tij, ka njoftuar një zëdhënës i qeverisë.
Në këtë rreth përfshihet bashkëshortja e tij, djemtë me gratë e tyre, vëllai i gruas, katër ish ministra dhe një ish sekretar i partisë së Mubarakut, NDP.
Ndërkaq, presidentja e vendit Micheline Calmy Rey, nga Madridi ku po qëndron për vizitë zyrtare, ka arsyetuar këto masa me synimin që të nxisë shtetin e Egjiptit për t`iu drejtuar Zvicrës me kërkesë për ndihmë juridike.
Qëllimi tjetër i bllokimit është që këto para të mos mund të tërhiqen nga ish krerët e shtetit të Egjiptit.
Rreth një muaj më parë Zvicra pati bllokuar pasuritë e ish presidentit tunizian Zine al-Abidine Ben Ali.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti