CH-Ballkani
Bektashizmi, islami “i vullnetit të mirë” që josh Europën
I praktikuar kryesisht në Shqipëri, ku 20 për qind e komunitetit mysliman e praktikojnë, bektashizmi është promovuar si një degë e islamit e hapur ndaj feve të tjera dhe Perëndimit

“Bektashizmi më mahnit. Unë mendoj se Europa Perëndimore do të mund të mësojë shumë nga kjo lëvizje dhe shkëmbimi që praktikuesit e saj e mbrojnë ndërmjet feve të ndryshme”, thotë Elsa për “Slate”, përcjell Albinfo.ch.
Kjo franceze për katër vite ishte një udhërrëfyese në Shqipëri dhe me këtë rast ajo atje zbuloi bektashizmin. “Unë mendoj se shumica e njerëzve që takova në Shqipëri, nga Tirana e deri në Sarandë, ishin bektashinj, edhe pse disa ishin më praktikues se të tjerët”.
Bektashizmi është një rend religjioz ezoterik që rrjedh nga sufizmi, një rrugë shpirtërore dhe mistike e islamit sunit. Ashtu si popujt e tjerë myslimanë, bektashinjtë besojnë në Allah dhe e respektojnë profetin Muhamed. Por, ata devijojnë nga sunitët duke adhuruar gjithashtu imam Aliun, dhëndrin dhe kushëririn e profetit të islamit, duke e konsideruar “mbretin e shenjtorëve dhe udhërrëfyesin shpirtëror”, sikurse shiitët. Komuniteti bektashinj shënon ndryshimin e tij në interesin e veçantë që ia akordon shenjtorëve të tij, si në krishterimin, transmeton më tej Albinfo.ch.
Kjo rrjedhë e islamit u krijua nga Haxhi Bektash Veliu në shekullin e trembëdhjetë në Turqi dhe mori pjesë në islamizimin e Europës Lindore. Por pas rënies së Perandorisë Osmane më 1922, Shqipëria u bë i vetmi vend në Europë me një shumicë myslimane.
“Për ta legjitimuar ekzistencën e tij, politikanët kanë vendosur të theksojnë bektashizmin si një alternativë për Islamin fundamentalist. Ata e kanë bërë atë një instrument në favor të nacionalizmit shqiptar, më shumë politik sesa fetar”, vëren Nathalie Clayer, historiane dhe specialiste për Shqipërinë.
Sot, qendra botërore e bektashinjve gjendet në Shqipëri, shkruan më tej Albinfo.ch. Është gjithashtu vendi ku jetojnë shumica e praktikuesve të tij, por ata përfaqësojnë vetëm 20 për qind të popullsisë myslimane të vendit.
Në qoftë se xhamitë janë të mbyllura shpesh për publikun, teqetë – ekuivalente të bektashinjve – janë të hapura për të gjithë, edhe gjatë festave të mëdha. “Ish në gjendje të marrë pjesë në disa ngjarje, duke përfshirë Sulltan Novruzin (që korrespondon me vitin e ri), në qendrën bektashiane të Tiranës”, konfirmon Elsa, që nuk është myslimane, përcjell albinfo.ch.
Në Shqipëri ekziston edhe një agjenci udhëtimi që ofron një qark të qëndruar nëpër qendrat bektashiane. “Ne ju propozojmë që të zbuloni këtë fe, një përzierje mes islamit të moderuar dhe një krishterimi tolerant. Ne do t`ju shoqërojmë me profesionistë fetarë (dervishë, baba …) dhe me praktikues”, thuhet në faqen e tyre të internetit. Bile është e mundur të merret pjesë edhe në ndonjë festë të tyre, transmeton më tej Albinfo.ch.
Për Nathalie Clayer ky “komodifikim” i bektashizmit është “i rrezikshëm”: “Në zhvillimin e imazhit të një islami të vullnetit të mirë, ai gjithashtu nënkupton se islami siç e njohim ne, nuk është i vullnetit të mirë, se nuk është i mirë – gjë që nënvizon klishetë që europianët kanë për islamin sunit. Për të thënë se një fe ose një aktuale është tolerante, nuk ka kuptim në vetvete, toleranca vjen nga praktikuesit dhe interpretimet e saj, e jo nga vetë feja”.
E megjithatë, edhe Unesco është mahnitur. Në faqen e internetit, institucioni i OKB-së thotë se “fjalët e filozofit të Haxhi Bektash Veliut nga shekulli i trembëdhjetë është një mesazh që tetë shekuj më vonë, përkon me Deklaratën e të Drejtave të Njeriut të miratuar nga OKB-ja në vitin 1948”, asgjë tjetër veç kësaj.Është e vërtetë se në shekullin e trembëdhjetë, Haxhi Bektash Veliu kishte deklaruar “nuk ka asnjë dallim gjinor në debatet. Gjithçka që ka krijuar Perëndia është aty. Nuk ka dallim midis burrit dhe gruas. Hendeku është në opinionet e tua”.
Vështirë për ta gjetur në mesin e tre feve të mëdha monoteiste, por barazia mes grave dhe burrave është një realitet midis bektashinjve, që shihet për shembull në ritet e përziera.
Në perëndim, imazhi i grave e kristalizon frikën sa i përket islamit – dëshmojnë në Francë, që nga viti 1989, polemikat dhe ligjet mbi vellin. Gratë e mbuluara shpesh njihen si viktima të nënshtrimit fetar dhe patriarkal, nganjëherë si një kërcënim në rritje për tu shtypur sa më shpejt që të jetë e mundur. Bektashizmi lutet me mungesën e vellit dhe përzierës së tij, njofton më tej Albinfo.ch.
Në fund të epokës komuniste, Shqipëria synon t`i bashkëngjitet Europës dhe kërkon të joshë dhe të qetësojë vendet perëndimore. Në nëntor të vitit 2005, një delegacion nga Bashkimi Europian vizitoi vendin.
Kur Didier Boulaud, përgjegjës për përfaqësimin e delegacionit, në prill të vitit 2006 i raportoi Senatit francez , ai iu referua bektashizmit në mënyrë të veçantë me fjalë mirënjohëse: “Shqipëria sot paraqet një model të vërtetë të tolerancës fetare. Për shembull, martesat mes myslimanëve, katolikëve, ortodoksëve ose bektashinjve janë të zakonshme. Islami shqiptar duket vërtet larg nga praktikat fundamentaliste. Theksimi i singularizimit mes myslimanëve të bektashizmit në krahasim me sunitët – në një masë të tillë, sa që ne tani konsiderojmë se ka katër fe në Shqipëri dhe jo tre – ka përforcuar më tej veçantitë e islamit shqiptar”.
Ndërsa bektashizmi është një lëvizje pakicë, ajo ngrihet si një model i islamit dhe e bën shoqërinë shqiptare shumë frekuentuese, ndryshe nga fqinjët e saj në ish Jugosllavi, nën ndikimin e rrymave salafiste dhe vahabiste, njofton Albinfo.ch.
Situata nuk ka ndryshuar shumë. Përderisa Bosnja dhe Kosova janë dalluar viteve të fundit nga angazhimi i fuqishëm në Shtetin Islamik, Shqipëria duket më pak e rënduar nga ekstremizmi.
Për Nathalie Clayer, arsyet janë mbi të gjitha kulturore dhe historike: “Nga viti 1967 deri në rënien e komunizmit, feja ka qenë e ndaluar në Shqipëri. Vendi ishte izoluar, rrjetet ndërkombëtare ishin ndërprerë. Për më tepër, lufta në Bosnje në vitet 1990 solli një radikalizim që nuk ndodhi në Shqipëri. Nuk është bektashizmi që ka parandaluar radikalizimin. Për më tepër, disa rrjete sufiste janë radikale në Bosnje.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025? Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit kanë mundësinë të mbështesin këngën përfaqësuese të Shqipërisë në...
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster
-
Ekspozita “Gjergji në Art”, nderim artistik për 620-vjetorin e lindjes së Skënderbeut
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri