Aurela Gaçe kërkon votën e kosovarëve për “Eurosong”
Gaçe kishte ardhur në Prishtinë për të kërkuar votën e kosovarëve

Këngëtarja shqiptare, e cila do të përfaqësoj Shqipërinë në “Eurosong”, Aurela Gaçe, ka promovuar në Prishtinë këngën “Feel The Passion”, me të cilën do të marr pjesë në këtë festival të muzikës.
Ajo është shprehur e lumtur që do të paraqitet në “Eurosong”me një këngë me motive shqiptare.
Këngëtarja nga Shqipëria do të përcillet në skenën e këtij evenimenti nga tre vokalist dhe një kitarist.
Gaçe kishte ardhur në Prishtinë për të kërkuar votën e kosovarëve duke qenë e bindur se edhe ata do të mund të votojnë.
Atë po e shoqëronte në Prishtinë edhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i RTSH-së, Martin Leka, i cili u shpreh optimist për një paraqitje dinjitoze të përfaqësueses së Shqipërisë.
Aurela Gaçe do të prezantohet në Festivalin “Eurosong 2011” me këngën “Feel The Passion”, i cili do të mbahet muajin e ardhshëm në Dyseldorf të Gjermanisë.
E-Diaspora
-
PD Dr. Përparim Limani emërohet shef i Klinikës së Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Viscerale në Kantonsspital Aarau Një tjetër emër shqiptar ngjitet në majat e institucioneve zvicerane. Docent PD Dr. med. Dr. sc....
-
Valë e re azilkërkuesish shqiptarë drejt Britanisë, ‘braktisin’ Francën dhe Gjermaninë
-
Në Gjermani hapet edhe një klasë e re për mësimin e gjuhës shqipe në Eggenfelden
-
Gjithçka gati për “Alba Festival”, a jeni gati edhe ju?
-
Itali: Futbollisti shqiptar vdes aksidentalisht
Jeta në Austri
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”