Atmosfera “antibërthamore” ndryshon përqindjet e partive
Fitues të atmosferës antibërthamore do të ishin „Të gjelbrit liberalë", të cilët me 6.1% të votave do të dyfishonin fuqinë aktuale

Katastrofa nukleare në Japoni po ndikon me të madhe në qëndrimet e opinionit zviceran në lidhje me politikën nukleare të Zvicrës. Kështu, si reflektim i frikës se një katastrofë e ngjashme – marrë parasysh centralet e këtushme atomike – mund të ndodhë edhe në Zvicër, po shtohet besimi ndaj partive që janë shprehur kundër energjisë atomike. Dhe, rrjedhimisht, po zvogëlohet numri i zviceranëve që u falin besimin partive që përkrahin shfrytëzimin e kësaj energjie ose, të paktën, nuk e kundërshtojnë atë, shkruan nzz.online.
Sipas një sondazhi që ka bërë instituti për hulumtimin e opinionit “Isopublic”, po të bëheshin zgjedhjet nacionale në muajin mars, Partia Liberale (FDP), e njohur me qëndrim konservativ në këtë pikë, do të humbiste 2 për qind të votuesve. Për FDP janë shprehur 15.4% të të anketuarve.
Ndërkaq SVP e cila vazhdon të mbajë qëndrim të papërcaktuar rreth energjisë nukleare, do të dilte për 0.6% më e dobët, sikur zgjedhjet të mbaheshin gjatë këtij muaji. Por edhe në një rast të tillë ajo do të kishte 25.4% të votuesve dhe me këtë do të vazhdonte të ishte partia më e madhe në Zvicër.
Më shumë, në rast të zgjedhjeve do të humbte partia e e re BDP. Nga 4.5% sa ka tash ajo do të binte në 2.8%.
Ndërsa më i habitshëm del rezultati i kësaj ankete në raport me Partinë Socialdemokrate (SP). Me gjithë qëndrimin e saj të theksuar kundër energjisë nukleare, ajo në sytë e të anketuarve ka shënuar një rënie nga 19.1% në 18.2%. Kjo, sipas medieve zvicerane shpjegohet me të dhënën se në kurriz të SP janë forcuar partitë që ambientalizmin e kanë në bazën e tyre: Partia e Gjelbër dhe të Gjelbrit liberalë.
Kështu, sipas sondazhit, një ngritje do të kishte Partia e Gjelbër, e cila do të rritej për 1.4 pikë dhe do të mbërrinte në 10.5%.
Ndërkaq, fitues të vërtetë të atmosferës antibërthamore që po mbretëron në Zvicër këto ditë do të ishin „Të gjelbrit liberalë” (Grünliberale). Ata në rast të zgjedhjeve të menjëhershme do të fitonin 6.1% të votave që do të thotë pothuaj dyfishim i fuqisë aktuale të kësaj partie.
E-Diaspora
-
PD Dr. Përparim Limani emërohet shef i Klinikës së Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Viscerale në Kantonsspital Aarau Një tjetër emër shqiptar ngjitet në majat e institucioneve zvicerane. Docent PD Dr. med. Dr. sc....
-
Valë e re azilkërkuesish shqiptarë drejt Britanisë, ‘braktisin’ Francën dhe Gjermaninë
-
Në Gjermani hapet edhe një klasë e re për mësimin e gjuhës shqipe në Eggenfelden
-
Gjithçka gati për “Alba Festival”, a jeni gati edhe ju?
-
Itali: Futbollisti shqiptar vdes aksidentalisht
Jeta në Austri
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”