E-Diaspora
Shkolla në St. Gallen, vatër e ruajtjes së gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar!
Në Buks të Kantonit të St. Gallenit, u mbajt Kuvendi i rregullt, duke dëshmuar edhe njëherë përkushtimin e mësuesve dhe veprimtarëve të shkollës shqipe, me qëllim që të rritet numri i nxënësve dhe të hapen pika të reja shkollore
Më 18 shkurt, në lokalin e shkollës fillore “Flös” në Buks të Kantonit të St. Gallenit, u mblodhën mësuesit dhe veprimtarët e shkollës shqipe në Kuvendin e rregullt, me qëllim, që të miratojnë planprogramin për vitin 2018, si dhe të ndajnë detyrat dhe obligimet rreth aktiviteteve të reja shkollore, përcjell albinfo.ch.
Vlen të përmendet, se që nga fillimi i mësimit plotësues në Zvicër, më 1990 dhe deri sot, shkolla shqipe në Kantonin e St. Gallenit hynë në mesin e kantoneve më të suksesshme në Zvicër dhe më gjerë, falë punës përkushtuese të mësuesve dhe angazhimit të dhjetëra e dhjetëra prindërve në organizimin e mësimit plotësues.
Kuvendi filloi me një raport të punës një vjeçare të Këshillit Kantonal të St. Gallenit, sepse kuvendi i fundit ishte mbajtur më 8 shkurt të vitit të kaluar, në Gossau të St. Gallenit. Raportin e paraqiti, kryetari i Këshillit të arsimtarëve, Dr. Vaxhid Sejdiu, i cili nëpërmjet projektorit prezantoi para pjesëmarrësve organizimin e shkollës shqipe në nivel kantonal, si dhe manifestimet: me rastin e festave të 17 Shkurtit dhe 7 e 8 Marsit, turnirin në futboll, shëtitjen e nxënësve të shkollave shqipe në “Sky-Line Park” në Gjermani, mbrëmjen e semimaturës, festën e 28 Nëntorit etj.
Raportin financiar e prezantoi arkëtari Adnan Fazliu, i cili po ashtu nëpërmjet projektorit i paraqiti të dhënat e arkës kantonale. Dhe pas një debati konstruktiv, ku u prezantuan të dhënat e punës dhe financës së Lapsh-it Kantonal u zgjodh edhe kryesia e re.
Për kryetar të kryesisë u zgjodh Mehmetali Sherifi, për nënkryetarë u zgjodhën: mësuesja Shehrie Mustafa dhe Rexhep Rexhepi përfaqësues i Këshillit prindëror në pikën shkollore në Gosau SG. Për arkëtar u zgjodh përsëri Adnan Fazliu, i cili që nga viti 2004 e bën falas kontabilitetin e Lapsh-it kantonal. Kryesia numëron 31 anëtarë, dhe sipas rregullores së punës çdo pikë shkollore ka edhe përfaqësuesin e saj në kryesi. Ata janë: Jakup Asani, Remzi Sulejmani, Taip Ibrahimi, Rexhep Rexhepi, Shkumbin Gashi, Ragip Morina, Armand Keqmezi, Selami Osmani, Hekuran Rexhepi, Afrim Ameti, Shaban Zenuni, Idriz Osmani, Artan Trena, Ilir Kabashi, Zelfi Abazi, Evzal Selmani, Skënder Gashi, Arsim Ademi, Nadri Fetau, Ibrahim Sulejmani, Llukamn Abduli, Adnan Fazliu, Mehmetali Sherifi, si dhe mësuesit: Afërdita Maliqi, Shehrie Mustafa, Lumnije Gashi, Safije Skenderi, Gani Shala, Vaxhid Sejdiu, Qefsere Sejdiu dhe Krenare Koshi.
Ashtu si Kryesia edhe Këshilli i Arsimtarëve zgjodhi kryesinë e saj, ku për kryetar u zgjodh, mësuesi Vaxhid Sejdiu dhe nënkryetar mësuesi Gani Shala.
U shënua se flamurin e shkollës shqipe jo vetëm në nivel kantonal, por edhe në nivel të Zvicrës e mban shkolla shqipe e Flumsit me 48 nxënës (prej tyre 42 vijojnë mësimin dhe 6 nxënës të regjistruar për vitin e ardhshëm shkollor), pastaj shkolla e Melsit, e Buksit etj. Vlen të përmendet se edhe në pikat shkollore në Will, Gossau, Wittenbach, St. Gallen, Altstätten SG, Sevelen, Uznach, Ballgach ka një numër të konsiderueshëm të nxënësve të cilët vijojnë mësimin në gjuhën shqipe.
Në mesin e detyrave të ardhshme mbeti angazhimi i prindërve në hapjen e pikave të reja shkollore si p.sh. në Rebstein, Oberiet, si dhe përgatitjet për festën e 7 Marsit dhe promovimin e librit “Flakadanët e lirisë” (i cili sivjet fitoi çmimin vjetor) të shkrimtarit Avni Dehari. Promovimi i librit do të mbahet në katër qendra, në St. Gallen, Rapperswil-Jona, Will dhe Flums. Pra, nxënësit e shkollave shqipe do të jenë dhe pjesëmarrës në promovimin e librit.
Kuvendin e mbylli kryetari i Këshillit të Arsimtarëve, Vaxhid Sejdiu, i cili i ftoi anëtarët e Lidhjes, që të angazhohen dhe të japin një kontribut të vazhdueshëm në shërbim të shkollës shqipe sepse “Gjuha e nënës është gjuha që mban gjallë të ardhmen e një populli! Pa gjuhën shqipe, fëmijët shqiptarë, që lindin dhe rriten në vend të huaj, nuk kanë kuptim të plotë në jetë”.
LAPSH “Naim Frashëri” në Kantonin e St. Gallenit
Rexhep Rexhepi
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”
















