Jeta në Zvicër
Zvicra, vendi i imigracionit evropian

Zvicra ka një nga përqindjet më të larta të të huajve në popullsinë e saj, shumica prej të cilëve janë evropianë.
Më shumë se 80 % e popullsisë së huaj që jeton në Zvicër, është nga një vend tjetër evropian. Emigrantët më të mëdhenj janë nga Gjermania, Italia e Franca, që kanë ‘traditë’ në ardhjen e tyre në Zvicër, shkruan ‘expatica.com’.
Në fund të shekullit 19, zgjerimi i rrjetit hekurudhor çoi në valën e parë të migrantëve në Zvicrën e sotme. Në atë kohë, emigracioni ishte pothuajse nga vendet fqinje, përcjell albinfo.ch.
Bumi ekonomik i pasluftës gjithashtu rezultoi me një rritje në punë. Midis viteve 1951 dhe 1970, Zvicra përjetoi një fluks të konsiderueshëm migrantësh. Ajo u stagnua në vitet 1970 dhe 1980, duke u përshpejtuar përsëri në 30 vitet e fundit.
Italia dhe Spanja ishin furnizuesit kryesorë të punëtorëve deri në fund të viteve 1970. Ndërsa ekonomitë e tyre kombëtare u përmirësuan, Zvicra filloi të tërheqë më shumë njerëz nga vende të tjera, veçanërisht nga Portugalia dhe ish-Jugosllavia, pas konflikteve të viteve 1990.
Kohët e fundit, ekonomia e shëndoshë e Zvicrës dhe futja e lëvizjes së lirë të njerëzve, kanë tërhequr dhjetëra mijëra punëtorë, kryesisht nga vendet e Bashkimit Evropian.
Profili i imigrantëve gjithashtu ka ndryshuar me kalimin e kohës. Ndërsa në të kaluarën migrantët ishin punëtorë kryesisht të pakualifikuar, sot më shumë shtetas të BE-së në Zvicër kanë përfunduar arsimin e lartë në Zvicër.
Edhe pse numri i të huajve në Zvicër është shumë i lartë (rreth një e katërta e popullsisë), vlen të përmendet se Zvicra ka kritere shumë të rrepta të shtetësisë, krahasuar me vendet e tjera.
Shtetësia zvicerane nuk u jepet automatikisht të huajve të lindur në Zvicër: në vitin 2015, një e pesta e popullsisë “të huaj” kishte lindur në Zvicër. Midis të huajve të lindur jashtë vendit, gati gjysma (44%) kishin jetuar në Zvicër për dhjetë vjet ose më shumë vite.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor