CH-Ballkani
Vetëm gjysma u regjistruan: 342 mijë banorë jashtë vendit
Nga 400 mijë aplikacione që janë përpunuar deri në fund të vitit 2016, Ministria kosovare e Diasporës thotë të ketë arritur të krijojë një bazë të të dhënave prej 342.803 pjesëtarëve të diasporës
Në kuadër të projektit “Ti je pjesë atdheut”, Ministra e Diasporës, të shtunën, një ditë para zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare të Regjistrit të Diasporës.
Procesi i regjistrimit të diasporës u mbështet nga Ministria e Jashtme e Finlandës dhe UNDP-ja, përmes projektit DEED (programi për përfshirjen e diasporës në zhvillimin ekonomik).
Ministri i Diasporës, Valon Murati, theksoi se Diaspora është resurs njerëzor, i cili çdo herë e më shumë po merr cilësi të jashtëzakonshme. Ajo do të jetë element i rëndësishëm jo vetëm i jetës ekonomike, por edhe shtyllë e rëndësishme socio-ekonomike në zhvillimin e vendit
Është studimi i parë i këtij lloji në Kosovë në fushën e trajtimit dhe studimit të demografisë, fenomeneve të tjera shoqërore të diasporës.
Sa u përket shifrave, nga 400 mijë aplikacione që janë përpunuar deri në fund të vitit 2016, kemi krijuar një bazë të të dhënave prej 342.803 pjesëtarëve të diasporës.
“Kjo shifër është një bazë e mirë për të vazhduar tutje me regjistrimin “online”, tha ndër të tjera ministri i Diasporës, Valon Murati.
Më pas, demografi Kadri Sojeva shpjegoi në formë tabelare shpërndarjen gjeografike të diasporës nëpër botë, sipas emigrimit, moshës, gjinisë e statusit.
Po ashtu, në këtë ngjarje u hap edhe fushata e regjistrit elektronik, që do të zgjasë deri në vitin 2021, kur do të publikohen rezultatet përfundimtare të këtij procesi.
Megjithëkëtë, diaspora edhe pas kësaj kohe do të ketë mundësi të regjistrohet. Të gjitha të dhënat e diasporës janë të mbrojtura me ligj.
Qëllimi i regjistrimit ishte sigurimi i të dhënave për numrin e saktë të pjesëtarëve të diasporës në shtete të ndryshme të botës, shtrirjen e tyre gjeografike, strukturën demografike, e gjithë kjo në funksion të ruajtjes së identitetit kulturor, gjuhësor dhe arsimor.
Po ashtu, bazuar në këto të dhëna, institucionet kosovare do të mund të hartojnë politika më të mira për bashkatdhetarët, të krijojnë lehtësira për shërbime më efikase, si dhe të organizojnë aktiviteteve në vendet pritëse, por edhe në Kosovë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













