CH-Ballkani
“LëvizAlbania”, takime në Gjenevë dhe Bernë
Një delegacion i “LëvizAlbania”, një projekt që synon nxitjen e demokracisë vendore në Shqipëri, zhvilloi një vizitë zyrtare në Kantonin e Gjenevës në Zvicër.
Qëllimi i vizitës ishtë studimi dhe njohja nga afër e historive të suksesit nga institucionet e qeverisjes vendore në Gjenevë, njoftojnë mediat nga Tirana.
Delegacioni nga Shqipëria përbëhej nga drejtori i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Andi Dobrushi, Juliana Hoxha, drejtore ekzekutive e Parterëve Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, Dritan Shutina, drejtor ekzekutiv i CO-Plan dhe Valbona Kuko, drejtore ekzekutive e projektit “LevizAlbania”.
Delegacioni nga Tirana u prit në një takim shumë frytdhënës nga Kryetari i Bashkisë së Gjenevës, Remi Pagany, i cili më 1 Qershor 2017 ka marrë detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Kantonit të Gjenevës, përcjell albinfo.ch.
Takimi u fokusua në shkëmbimin e ndërsjellë të eksperiencave, sidomos në modelin e suksesshëm të organizimit të peticioneve dhe referendumeve lokale, për të cilat Zvicra njihet si histori suksesi.
Modeli zviceran i përdorimit të peticioneve dhe referendumeve që iniciohen nga nismat qytetare në raport me politikat vendore, investimet, transparenca, llogaridhënia dhe përfshirja qytetare në vendimmarrjet vendore, ka ndikuar drejtpërdrejtë në cilësinë e qeverisjes lokale.
Kryetari i Bashkisë Pagany, paraqiti përpara delegacionit të LëvizAlbania shëmbullin e tij konkret se si përmes angazhimit qytetar duke u mbështetur në të drejat që ligji i garanton, përpara se të merrte detyrën e kryebashkiakut, sëbashku me qytetarët e një zone në Gjenevë, arritën të transformonin një shesh të pashfrytëzuar dhe pamirëmbajtur në një shesh që sot përshkohet dhe shfrytëzohet nga 18 mijë banorë, vetëm duke shfrytëzuar mundësinë e peticionit dhe nismave qytetare.
“Projektet pasi hartohen shfaqen on-line për të marrë gjykimin e banoreve, ata më pas vendosin për ta pranuar ose jo. Në rast se ka kundërshti, banorët nisin rrugën e kontestimit dhe Këshilli Bashkiak duhet të shqyrtojë vendimin e tyre”, shpjegoi Pagany mënyrën e funksionimit të peticioneve në Kantonin e Gjenevës.
Ekipi i “LëvizAlbania” zhvilloi gjithashtu një takim me drejtuesit e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në qytetin e Bernës, e cila financon dhe projektin për demokracinë vendore “LëvizAlbania”. Anetarët e Konsorciumit të LëvizAlbania prezantuan eksperiencën e organizatave të tyre (OSFA, Partners Albania & Co-Plan) në sektorët që operojnë prej shumë vitesh. Ata vlerësuan maksimalisht se bashkimi i ekspertizës së tre organizatave në zbatimin e projektit LëvizAlbania është një histori suksesi dhe ka nisur të japë efekte konkrete.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











