Kultura
“Të lumtur që `po e sjellim Doruntinën` para publikut të Zvicrës”
Florent Mehmeti, drejtor i Teatrit "ODA" të Prishtinës flet për teatrin që drejton dhe për shfaqjen "Doruntina", e cila merr pjesë në Festivalin "Secondos" në Cyrih
Shumica në diasporë Teatrin “ODA” e lidhin me serinë “Tre gjermanët e trashë”. Por, me gjithë vlerësimin e lartë të komedisë së përmendur, ky teatër është shumë më shumë se kaq. Ai është teatër i pavarur, i themeluar më 2003 në Prishtinë. “Të qenit i pavarur nënkupton se funksionon plotësisht i pavarur nga çfarëdo ndikimi programor por edhe financiar. Teatri ODA financohet kryesisht me donacione për projekte nga Kosova, kryesisht Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Komuna e Prishtinës dhe donacione ndërkombëtare për projekte të ndryshme nga fondacione të ndryshme”, sqaron për albinfo.ch në fillim të prezantimit, drejtori dhe bashkëthemeluesi i teatrit, regjisori Florent Mehmeti.
Ky teatër tashmë ka një bagazh mjaft te pasur realizimesh të shfaqjeve. “Për më se 13 vjet kemi prodhuar mbi 50 projekte artistike të llojeve dhe përmasave të ndryshme. Puna jonë kryesore në projektet teatrore veçohet në projektet e “shkrimit të ri”, apo krijimit të shfaqjeve artistike që shkruhen dhe inskenohen për herë të parë dhe madje gjatë procesit të krijimit të shfaqjes. Kështu kemi qëllim që të zhvillojmë shkrimin e ri e bashkëkohor në teatrin e Kosovës”, shprehet Mehmeti për albinfo.ch.
“Duke qenë se operon me hapësirë kulturore në qendër të Prishtinës, teatri ynë është nikoqir edhe i shumë ngjarjeve artistike dhe jo vetëm teatrore gjatë vitit nga vendi dhe jashtë duke ofruar kështu një program të pasur kulturor për publikun e Prishtinës dhe më gjerë. Mesatarisht gjatë vitit në Teatrin ODA organizohen rreth 150 ngjarje kulturore e artistike me një publik mestar prej afro 30.000 personash”, bën bilancin Mehmeti.
- Prani e fuqishme në skenën ndërkombëtare
Në arenën ndërkombëtare jemi shumë prezent duke ndërmarrë projekte të përbashkëta me partnerë nga Evropa dhe më gjerë. Një vend të veçantë zë Platforma “IN SITU” (in-situ.info) ku jemi 18 anëtarë që punojmë bashkërisht duke prodhuar e bashkë prodhuar projekte artistike të dedikuara për hapësirë publike. Ky partneritet për tashmë 8 vjet na ka mundësuar që të promovojmë artistët nga Kosova në Evropë dhe gjithashtu të sjellim punë artistike nga Evropa për publikun e Kosovës.
Në aspektin e artit në hapësirë publike këtë e kemi bërë në masë të madhe në kuadër të Festivalit “HAPU” (www.hapu.me) ku i kemi organizuar tashmë dy edicione dhe po përgatisim edicionin e tretë që do të mbahet në javën e tretë të muajit korrik 2017. Kjo kohë është zgjedhur qëllimisht për të përfshirë edhe diasporën shqiptare duke qenë se është shumë e pranishme në vendlindje në atë kohë të vitit. Në këtë mënyrë programi i HAPU sjell një risi në jetën kulturore të vendit por edhe publikut të diasporës të cilët i janë ekspozuar këtij lloj arti edhe në vendet ku ata punojnë dhe jetojnë.
Por si mund të funksionojë një teatër si “ODA” në terrenin ende të ashpër kulturor të Kosovës? “Vështirësitë janë të panumërta duke qenë se nuk kemi përkrahje substanciale nga institucionet vendore, por vetëm disa përkrahje për projekte të caktuara dhe në pasqyrat tona financiare qysh prej ekzistimit, kontributi i institucioneve vendore nuk ka tejkaluar 5% të buxhetit tonë vjetor. Një pjesë e të hyrave sigurohet edhe nga vet aktiviteti i ODA-së, mesatarisht rreth 15% të buxhetit dhe pjesa tjetër janë donacione e partneritete kryesisht ndërkombëtare apo nga donatorë ndërkombëtarë në Kosovë”, shprehet drejtori Mehmeti.
- Partneriteti i ngushtë me teatrin nga Nju Jorku “Blessed Unrest” prodhoi “Doruntinën”
Ndërsa kur bëhet fjalë për partneritete ndërkombëtare, bashkëpunimi me teatrin “Blessed Unrest” nga Nju Jorku është partneriteti më i ngushtë dhe më afatgjatë që “ODA” ka zhvilluar deri tash. “Duke punuar së bashku qysh prej vitit 2004 ne frymojmë së bashku si një familje artistike. Specialiteti i punës sonë është krijimi i shfaqjeve dygjuhësore, ku dy gjuhët fliten dhe luhen gjatë gjithë shfaqjes. Është fjala për shqipen dhe anglishten”, sqaron ai më tutje. Dhe kur zihet ngoje teatri i përmendur amerikan, nuk mund të lihet anash shfaqja e përbashkët “Doruntina”, subjekti i së cilës mbështetet mbi legjendën shqiptare, siç është shkruar nga Ismail Kadare. “Ky ka qenë projekti ynë më madhor, i krijuar fillimisht më 2008, dhe është shfaqur në Nju Jork rreth 25 herë me vlerësime në superlativ nga kritika dhe publiku i pranishëm. Vitin pasues, më 2009, është shfaqur në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri dhe është rikthyer në Nju Jork, vitin e kaluar, në maj të vitit 2015 pas kërkesave të shumta. Shfaqja është ripunuar me ndryshime në kastën e aktorëve dhe është pritur edhe më mirë nga kritika dhe publiku”, thotë më tutje Mehmeti.
- “Doruntina” në Zvicër vjen para një publiku të përzier 50% me 50% zviceran e shqiptar
Sigurisht, ftesa për të marrë pjesë në festivalin zviceran të “sekondove” nuk ka ardhur rastësisht. “Qysh pothuajse para dy vjetësh Gjyle Krasniqi (drejtoreshë dhe themeluese e festivalit “Secondos”) na kontaktoi dhe u interesua për produksionet e Teatrit ODA”, thotë Florenti. Ndër tjerash unë i dërgova edhe xhirimin e shfaqjes “Doruntine” dhe pastaj shfaqja u pëlqye shumë nga juria seleksionuese dhe u vendos që të jetë në konkurrencë. Komunikimi me Gjylen ka qenë konstant gjatë gjithë kohës dhe ja tash jemi para shfaqjes së Doruntinës në festivalin “Secondo”.
Kjo e bën përfaqësimin tonë shumë të veçantë, sidomos për faktin se do të kemi publik të përzier, shqiptar dhe jo shqipfolës, siç ka qenë rasti edhe në shfaqjet tona në SHBA, ku pothuajse saktësisht 50% – 50% kemi pasur publik shqiptar dhe amerikan. Po kështu kjo e bën shfaqjen tonë të përçojë vlera të përgjithshme njerëzore duke plasuar kështu te publiku vlera kulturore kulmore të mitologjisë shqiptare siç është Miti i Konstantinit dhe Doruntinës i thurur me mjeshtëri të madhe nga Ismail Kadare, një vlerë tjetër kulmore e letërsisë dhe kulturës shqiptare në përgjithësi.
Dhe, natyrisht, shpresoj që do të shpërblehemi sepse me të vërtetë Doruntina është një shfaqje e mire dhe në mënyrën më të mirë përçon kulturën shqiptare për një publik “tej – shqiptar”, përfundon Florent Mehmeti, drejtor i Teatrit “ODA”.
(Albinfo.ch është partner medial i festivalit “Secondos Theaterefestival”)
E-Diaspora
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet Raportohet një ngjarje e rëndë që ka tronditur qytetin e Katerinit në Greqi, ku një vajzë...
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz