Lajme
Shakespeare zbret në Shkup
Në mbrëmjen e nëntë dhjetorit, 2015, Teatri Shqiptarë i Shkupit dha premierën e “tragjedisë më të tmerruar” të William Shakespear. E kjo premierë ishte edhe për të festuar gjashtëdhejtë e pesë vjetorin e lindjes së këtij Teatri.
Shfaqja fillon me paraqitjen e tri magjistricave të veshura me fustana të kuq që zbresin në skenë nëpërmjet një “ashensori”. Sytë tanë skuqen nga reflektimi i fustanave të tyre. Ato zbresin që dy gjeneralëve, Makbeth (Muzbajdin Qamili) dhe Banko (Fisnik Zeqiri), të dehur nga suksesi i fitores dhe të droguar nga hashashi që pijnë deri sa çlodhen, t’ua parathonë fatin. Dy gjeneralët janë skeptik, por megjithatë, Makbethi i shkruan gruas së tij, zonjës Makbeth, e cila në skenë shfaqet si një shtrigë e frikshme që me një zë jo njerëzor e lexon letrën e burrit të saj trim.
Profecitë e magjistricave fillojnë të dalin të vërteta, kur mbreti Dunkan, dekoron Makbethin me titullin Than i Kodrit. Një nderim që mbase do të jetë fatal për Mbretërinë dhe vetë mbretin Dunkan, sepse Makbethi dhe zonja e tij fillojnë të besojnë në vërtetësinë e parashikimeve të tri magjistricave.
Edhe pse veprës së Shakespeare i janë bërë shkurtime, është ruajtur me vëmendje struktura dhe ajo vazhdon rrjedhën ashtu siç e njohin të gjithë lexuesit e saj. Por, regjisorja, nuk na e tregon “tragjedinë më të tmerruar” të Shakespeare thjeshtë, por i ka bërë një lexim mjaftë kreativ duke i dhënë shfaqjes vulën e sajë regjisoriale. Teksti i Shakespeare është lexuar dhe studiuar thellë nga regjisorja dhe ekipi i saj artistik dhe si rezultat I këtij përkushtimi shfaqja është “mbushë” përplotë metafora që idetë që janë në tekst i zhvillojnë, i rikuptimësojnë e shpiejnë tutje, atje ku lexuesi I zakonshëm nuk arrinë dot. Ritmi funebër që e përshkon shfaqjen gjatë gjithë kohës, është një zbërthim, një ide që vjen nga vepra sepse tragjedia “Makbeth” është një dramë nekrofilike dhe një ritëm i tillë, një atmosferë e tillë i shkonë shumë shfaqjes. Me menquri është zgjidh edhe skenografia e lëvizëshme e cila merr kuptime të ndryshme për gjatë rrjedhës së shfaqjes: tryezë, shtrat, pasqyrë, mure, e më së shpeshti është arkivol që nu u ndahet personazheve, e që edhe më tej e i mëshon idesë se çifti Makbeth, janë nekrofilik. Prandaj edhe Shakespeare i ka lënë bashkëshortë steril, që nuk kanë shartuar, që nuk kanë dhënë fryte- fëmijë. Por shoqërimi edhe i personazheve tjerë me arkivolë, sikur thotë se regjisorja ua ka varë vëth në vesh vdekjen personazheve, sepse njerëzit që nuk e harrojnë vdekjen do të kujdesën më shumë për jetën. Ndoshta.
“Makbeth” në skenën e Teatrit Shqiptarë të Shkupit erdhi nga Diana Dobreva, një regjisore e re por që me punën e saj dëshmoi se ka një kulturë të madhe artistike. E ndoshta veprat e Shakespear përveç që kërkojnë kulturë, kërkojnë edhe energji rinore që të vihen në skenë. E Diana Dobreva e dëshmoi se i kishte të dy këto cilësi. Ajo shfaqjen e ka shtruar me shumë kujdes dhe elegancë. Shaqja rrjedhë ngadalë, por asnjëherë nuk bëhet monotone. Por përkundrazi ajo duke me elementet gotike që përdorë bën që “Makbeth” të përcillet me vëmendje deri në detaje, në detajet që ishin të shumta e kuptimplote, por që disa ishin vërtetë pikante, si përshembull: Makbethi duke u përplasur me me muret e kështjellës, prapa së cilës qëndrojnë kundërshtarët e tij; vetëvrasja e Zonjës Makbeth e cila përsëritë të gjitha krimet që i ka bërë, duke i recituar si robot i kurdisur, deri sa litari vjenë para fytyrës së saj; skena e pasqyrës ku zonja Makbeth “takohet me vetën sy më sy”, që risemantizon skenë e njerkës së Borbardhës me pasyrën e saj magjike; loja me ngjyrat e kostumeve të magjistricave (në fillim magjistricat kanë kostumet e kuqe e mandej kanë kostumet e bardha por dorëzat e kuqe që reflektojnë në faktë duartë e përgjakura të Makbethit dha zonjës së tij), por edhe të zonjës Makbeth; përdorimi i hashashit në fillim të shfaqjes nga Makbethi e Banko, detaj ky i frymëzuar nga vetë Shakespeare, për të cilin është thënë se ka pirë hashash, etj.
Rolet
Ashtu siç është historia e frikshme e tragjedisë “Makbeth”, është e frikshme edhe për aktorët detyra ku u jepet për interpretimin e njërit nga kryerolet e dramaturgjisë botërore, atë të Makbethit. Nga shumë studiuesë, shkrimtarë, regjisorë, aktorë, etj., Makbethi konsiderohet personazhi më i sofistikuar që ka krijuar “pena demoniake e Shakespeare” dhe më i vështiri për tu interpretuar në skenë. Në shfaqjen e Teatrit Shqiptarë të Shkupit, këtë barrë e barti aktori Muzbajdin Qamili – Muçi, i cili tregoi se supet e tij artistike janë shumë të fuqishme, madje aq të fuqishme sa që edhe një peshë të rend siç është Makbethi ta bartë me lehtësi. M. Qamili – Muçi, e solli në skenë një Makbeth me të gjitha nuancat që ka personazhi i Shakespeare dhe falë edhe fizikusit të tij, bëri që tmerrin makbethian audienca ta ndjejë deri në palcë.
E tragjedia “Makbeth” është e veçantë edhe se ka dy kryepersonazhe, kryerole e që rrallë gjenden dy aktorë në një teatër që kanë potencial për ta sjellë [iftin Makbeth, të tmerrshëm ashtu siç janë, por për fat të mirë këtë herë publiku pati fatin të shoh Makbethët e tmerrshëm, siç zor se do t’i shoh ndonjëherë tjetër. Teuta Ajdini-Jegeni të tmerronte me energjinë e saj qoftë fizike, qoftë verbale. Derisa ajo ecte e fliste nëpër skenë krijonte ndjenjën e frikës tek shikuesi se zonja Makbeth do të thyej edhe murin e katërt dhe t’i vrasë të gjithë ata që ia kanë hapur sytë e po e shikojnë.
Rol që dëshmoi thënien: se nuk ka role të vogëla, ishte ai i zonjës Makdaf I interpretuar nga Drita Kaba –Karaga, e cila edhe pse vetëm në një skenë, ishte rolë që shfaqjes i dha shumë vlera dhe emocionoi e përloti shumëkënd. Interpretimi i Drita Kabes-Karagës, edhe pse kryesisht verbal, ishte një nga më të mirët që kam parë ndonjëherë në teatrot shipëtare.
Shfaqja është e fokusuar kryesisht në personazhet kryesorë dhe aktorët tjerë më shumë se sa të krijojnë role të ve]anta duket se kanë pas detyrë t’i shërbejnë lojës kolektive, ata shkrihen në rrjedhën e shfaqjes dhë bëjnë që shfaqja të ecë mjaftë mirë.
Gjithësesi shfaqja ka edhe disa momente apo skena që kalohen pa u vlerësuar sa duhet për rëndësinë e tyre që kanë, siç është rasti me skenën e darkës kur Makbethit i shfaqet Banko, së cilës në shfaqje nuk i është dhënë shumë rëndësi përkundër faktit që në vepër ajo ka ka peshë të madhe për karakterin e Makbethit, por edhe të gjithë veprës. Gjithashtu kambanat pas vrasjes së Dunkanit, janë tejkaluar e që mbase ky detaj do të dnikonte që edhe më shumë të shtonte horrorin në shfaqje. Si dhe futja e altergegos së Makbethit, më shumë duket sikur pengon se sa ndihmon lojën e shkelqyer të aktorit Muzbajdin Qamili- Muçi.
Thuhet se perfeksioni nuk është kategori estetike dhe si çdo vepër arti edhe kjo shfaqje ka pika të cilat mund të diskutohen, por regjisorja Diana Dobreva i kishte bërë një analizë shumë të mirë veprës dramatike të Shakespear-it dhe si rezultat i këtij leximi kreativ ajo ka kishte ndërtuar një shfaqje spektakolare me të cliën secili teatër do të donte ta kremtonte 65 vjetorin e lindjes. E një teatër që bënë punë të këtilla si shfaqja “Makbeth”, është i destinuar të ketë jetë të gjatë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it Gjermani: Azem Haziri përmes performancës së tij në piano ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve...
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
-
Gjermani: Spektakël nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota”
-
Prishtinë: Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare do të organizojë konferencë ekonomike
-
Cyrih: Policia bastis plantacionin e kosovarit me 1700 rrënjë kanabisi
Jeta në Austri
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare Austria i bëri thirrje sot Gjermanisë të respektojë ligjet kufitare të BE-së, ndërsa policia gjermane ka...
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme