Lajme
“100% gjerman me letra, 100% shqiptar me shpirt”
Gazetari gjerman që do dasmë me tupana

Interesante është historia e Erik Aland, gazetari gjerman, i cili është martuar me një shqiptare dhe për hirë të dashurisë ka mësuar edhe gjuhën shqipe, përcjell albinfo.ch.
“Jam në Shqipëri, sepse gruaja ime është shqiptare, nga Pogradeci, ndaj unë po mësoj shqip avash avash”, tha fillimisht Aland.
Në lidhje me faktin se është martuar në moshë shumë të re, Aland tha se e është e vërtetë, pasi në Gjermani nuk ndodh shpesh një gjë e tillë, por në Shqipëri, sipas tij, është pak më ndryshe.
I riu gjerman tregoi edhe historinë e njohjes me bashkëshorten shqiptare, duke u shprehur se janë njohur siç njihen zakonisht në Berlin, në parti, në një ndejë.
“Gjërat klasike në Berlin. Dolëm në parti me disa miq, ajo ishte aty me disa miq të tjerë. Kaluam natën aty, aty u larguam të vetëm në fund të partit dhe qëndruam bashkë”, tregoi ai.
Aland ka vetëm fjalë të mira për gratë shqiptare, duke theksuar se ata janë të kujdesshme, të ëmbla dhe të ngrohta.
“Gratë shqiptare? Do të them vetëm gjërat e mira. Janë shumë të kujdesura, të ëmbla, të ngrohta.
Në fakt, gjyshërit e mi ishin për pushime këtu, dhe familjet tona u takuan këtu në Shqipëri. Kjo është arsyeja pse jam këtu”, shtoi Aland.
Arsye se pse ai po mundohen të mësojë shqip, janë njerëzit e bashkëshortes. Ai nuk pranon dot faktin që të qëndrojnë në një tavolinë dhe të mos merren vesh.
“Edhe kjo ishte një arsye pse doja të mësoja shqip. Takova disa vajza dhe djem në aeroport dhe një pjesë ishte nga Gjermani dhe një pjesë nga Shqipëria dhe ata nuk dinin të flisnin fare shqip, por për mua nuk mjafton vetëm “po, jo”. Sepse ke parasysh që kur ulesh në tavolinë, duhet të shkëmbesh disa biseda”, tha ai.
Aland punon në një emision mëngjesi në Gjermani dhe në emisionin e tij ka ftuar shumë këngëtarë të njohur shqiptarë.
Ai tha se këngëtarët shqiptarë vijnë shpesh për koncerte në Gjermani, ndërsa në emisionin e tij promovojnë këngët e tyre.
“Po, edhe unë punoj një emisionin mëngjesi në Gjermani. Emisionin nis në orën 5 dhe përfundon në 10.
Në fakt, këngëtarët kanë shfaqje të ndryshme në Gjermani, pasi atje ka shumë shqiptarë. Unë kam emisionin tim, flas me menaxherët e tyre dhe gjejmë një mundësi për të bërë emision vetëm me muzikë shqipe.
Duhet të them që janë artistë shqiptarë që kanë lindur në Gjermani, me ata është më lehtë, pasi ata flasin edhe gjermanisht”, u shpreh Aland.
Në fund, dhëndri shqiptar nga Gjermania tregoi një histori mjaft interesante kur erdhi për herë të parë në Shqipëri dhe duhet të shkonte tek të gjithë njerëzit e gruas.
Edhe pse jashtë ishte temperatura 35 gradë, të gjithë ata i servirnin raki, duke i thënë se rakia e tyre është më e mira.
“Në herën e parë që erdha këtu, m’u desh t’i vizitoja të gjithë njerëzit e gruas në Lin dhe ata më thonin “rakia ime është më e mirë”, “rakia ime është më mirë”, ndërkohë jashtë ishte 35 gradë, ne pinim raki”, përfundoi Aland./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Filmi i regjisorit Fisnik Maxwille, nominohet në 5 kategori të Çmimeve Zvicerane të Filmit Mësohet se filmi me titullin “The Land Within” (Toka Brenda Meje), i regjisorit Fisnik Maxwille,...
-
“Bild”: Kujdes, Shqipëria kërkon t’i vjedhë Gjermanisë një super-talent
-
Numarics nga Kosova, në garë me kompanitë evropiane për ‘Startup of the year’, ja si mund ta votoni
-
Rita Ora do të udhëheqë një prej ngjarjeve më të mëdha të Vitit të Ri në ‘Times Square’
-
Si rrodhi dita e parë e deputetit Alijaj në Parlamentin e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Supermarketet në Vjenë, në hall nga minjtë Disa supermarketet vjeneze u mbyllën për shkak të minjve...
-
Cilat ditë pushimi do të kenë punëtorët e Austrisë në vitin 2024?
-
Boksieri Bernardin Jakaj mbron titullin më 9 dhjetor në Vjenë
-
Austria, kundër pranimit të Rumanisë dhe Bullgarisë në Schengen, pengon votimin
-
Paralajmërim për grevë: Pse mjekët po planifikojnë një protestë në Vjenë?