Lifestyle
Beyonce dhe Jay-Z sfidojnë adhuruesit

Superylli muzikor, Beyonce dhe Jay-Z, po ju ofrojnë fansave mundësinë për të fituar bileta falas për koncertet e tyre për tërë jetën, nëse ata vendosin ta adaptojnë një dietë vegjetariane për një muaj.
Ylli i hitit “Lemonade” e bëri të ditur këtë sfidë për 123 milionë ndjekësit e saj në Instagram, të enjten mbrëma, me qëllim të mbështetjes së projektit “Greenprint”, i cili i inkurajon njerëzit të ndihmojnë në ruajtjen e mjedisit dhe të ushqehen më shumë me pemë dhe perime.
Beyonce ka vendosur që mëngjeset e saj tash e tutje të jenë vegjetariane dhe të hënave të mos konsumoj fare mish, derisa Jay-Z ka premtuar se do t’i hajë 2 racione vegjetariane në ditë.
Projekti është iniciativë e trajnerit personal të Beyonces, Marco Borges, i cili në dhjetorin e kaluar e publikoi librin “The Greenprint” përmes së cilit e shpjegon rëndësinë prapa dietës së tij.
Sipas një studimi të bërë nga gazeta “Science” në qershorin e vitit të kaluar, thuhej se shmangja e konsumimit të mishit në baza ditore, do të ishte mënyra më e mirë për të ndikuar pozitivisht në ruajtjen e planetit.
Sipas rregullave të sfidës së krijuar nga Beyonce dhe Jay-Z, një adhurues do t’i fitojë dy bileta për koncertet e turneve të yjeve të muzikës, për 30 vjetët e ardhshme.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor