Lajme
Zjarret në disa automjete shkaktojnë mbylljen e autostradës A1

Autostrada A1 është mbyllur plotësisht në të dy drejtimet mes Neuenhof dhe Wettingen që nga mbrëmja e së premtes, pas disa zjarreve që përfshinë pesë automjete në një segment të mbuluar të rrugës, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.
Sipas Policisë së Kantonit të Aargau, incidenti ndodhi rreth orës 20:00, kur një automjet u përfshi nga flakët në korsinë e mbuluar pranë Neuenhof. Zjarri u përhap shpejt në automjetet përreth, duke dëmtuar gjithsej pesë mjete.
Fatmirësisht, të gjithë pasagjerët arritën të dalin në kohë dhe nuk pati të lënduar. Sidoqoftë, disa persona po kontrollohen për thithje të mundshme të tymit, bëri të ditur një zëdhënës i Policisë së Kantonit të Lucernës.
Për shkak të zjarrit, autoritetet kanë ndërprerë qarkullimin në të dy drejtimet, duke shkaktuar bllokim trafiku prej rreth pesë kilometrash në secilën anë, transmeton albinfo.ch.
Policia ka bërë të ditur se ende nuk dihet se kur do të rihapet rruga për qarkullim. Ndërkohë, Klubi Zviceran i Automobilizmit (TCS) rekomandon rrugë alternative për udhëtarët:
Nga Berna për në Cyrih: përdorni A2/A14/A4/A3 nga kryqëzimi A1 Wiggertal.
Nga Bazeli për në Cyrih: përdorni A2/A1 nga kryqëzimi A2 Augst.
Nga Rheinfelden për në Cyrih: përdorni A3/A2/A1 nga kryqëzimi A3 Rheinfelden.
Autoritetet po punojnë për pastrimin e zonës dhe rikthimin e sigurisë në rrugë sa më shpejt të jetë e mundur. Hetimet për shkaqet e saktë të shpërthimit të zjarrit janë në vijim, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara "Kam krijuar një art që flet, frymëzon dhe proteston! Është një thirrje për drejtësi dhe një...
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025”
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€