Virusi EHEC nuk ka mbërritur në Zvicër

Nisur nga kjo gjendje, nuk janë paraparë masa të veçanta lidhur me virusin EHEC, përveç kontrolleve rutinore të mostrave të prodhimeve

Në Zvicër nuk ka në shitje tranguj nga Spanja, të dyshuar se përmbajnë virusin e rrezikshëm EHEC. Kështu thonë përgjegjësit e katër distributorëve më të mëdhenj tregtarë të ushqimit në Zvicër: Migros, Coop, Aldi dhe Lidl.  Është kështu kryesisht për shkak të ofertës së madhe aktuale të prodhimeve vendore, sqarojnë ata. Po ashtu në Zvicër nuk ka në shitje as pemë dhe perime nga Gjermania veriore. Nisur nga kjo gjendje, nuk janë paraparë masa të veçanta lidhur me virusin EHEC, përveç kontrolleve rutinore të mostrave të prodhimeve. Megjithatë, Zyra Federale për Shëndetësi (BAG) po shqyrton nëse kanë mundur të mbërrijnë edhe në Zvicër produkte nga i njëjti prodhues spanjoll i trangujve, i cili ka shkaktuar rastet e vdekjes në Hamburg të Gjermanisë.  Por BAG deri më tash nuk ka mundur të konstatojë ndonjë shpeshtim të infektimeve nga EHEC në Zvicër.