Shkurt.ch
Shtatë ditë e zhdukur 69 vjeçarja gjendet shëndosh e mirë
Kur policia e ka gjetur atë, pas shtatë ditësh të kaluara jashtë, ajo ishte dobësuar dhe lodhur por pa pasoja serioze për shëndetin

Annaliese Ernst, një grua pensioniste 69 vjeçare, e paraqitur si e zhdukur, ka qëndruar shtatë ditë dhe gjashtë net e ngujuar në një hendek në Zetzwil, Wynetal /AG. Kur policia kantonale e Argaut e ka gjetur atë pas shtatë ditësh, ajo ishte dobësuar dhe lodhur por pa pasoja serioze për shëndetin. Ajo është dërguar menjëherë në spital për trajtim.
Pensionistja 69 vjeçe është zbuluar falë dëshmisë së dhënë nga një banor i lokalitetit. Ajo kishte qenë rrugës duke shkuar në një varrim kur ishte rrëzuar pranë një përroi dhe, pasi kishte lënduar këmbën kishte mbetur e ngujuar pa mundur të dilte nga vendi ku kishte rënë.
“Fillimisht nuk u shqetësova shumë sepse shpresoja se do të më gjejë shpejt dikush por kur kaloi një kohë fillova të bërtisja. Nuk më dëgjonte askush, thotë ajo për blick.ch Annalies Ernst beson se atë e kishte shpëtuar “engjëlli i rojës”, që në të vërtetë është një figurë e vogël metalike engjëlli e lidhëses së çelësave, të cilën ajo e mbante me vete.
E-Diaspora
-
Një thirrje artistike për drejtësi në zemër të Evropës Dhjetëra fustane të varur në tela për tharjen e rrobave, dhuruar nga të mbijetuara të dhunës...
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
-
Edona Preza diplomoi për Shkenca Biologjike dhe studimet Shqiptaro-Amerikan në Illinois
-
Lyon: Kënga e vallja shqipe jehoj nga Shoqëria Kulturore-Artistike “Ilirët”
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz