Shkurt.ch
Shaqiri shkëlqen dhe i sjell Zvicrës fitoren
Shaqiri gjithnjë dominonte në fushë, tek kërkonte pozicionin që do ta sillte golin e fitores. Atë e gjeti, në min. 48-të

Kombëtarja U21 e Zvicrës ka filluar kampionatin evropian të kësaj kategorie me fitoren e merituar kundër nikoqirit, Danimarkës. Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar Xherdan Shaqiri, i cili jo vetëm falë golit, ka qenë më i merituari për fitoren e Zvicrës.Që në pjesën e parë të lojës, Shaqiri ishte dominant në fushë, duke kërkuar pozicionin që do ta sillte deri te goli i fitores. Gjithë këtë e bënte me mjeshtri dhe duke iu dhuruar shikuesve kënaqësi me driblingjet e tij mjeshtrore. Por, atij iu desh megjithatë që të priste der pak pas fillimit të pjesës së dytë të lojës (në minutën e 48-të) kur më në fund gjeti rrugën për të shpartalluar portën kundërshtare. 1 me 0 për Zvicrën.
Shaqiri, ashtu siç pritej, luajti 90 minuta, po aq sa luajti edhe kosovari tjetër, Granit Xhaka. Ndërkohë Admir Mehmedi u zëvendësua në minutën e 85 nga shqiptari tjetër i Maqdonisë, Pajtim Kasami.
Pas fitores në ndeshjen e parë, Zvicra zë vendin e dytë në grupin A pas Bjellorusisë e cila ka fituar ndeshjen kundër Islandës me rezuoltat 2:0. Të marten kombëtarja e Zvicrës luan kundër Islandës.
Zvicra bën pjesë në grupin A së bashku edhe me Danimarkën, Islandën e Bjellorusinë. Në grupin B, që vlerësohet më i vështirë, garojnë Anglia, Ukraina, Spanja e Çekia.
Mesfushorët Granit Xhaka e Pajtim Kasami para dy vjetësh me përfaqësuesen U-17 të Zvicrës dolën kampion bote.
Përvojën më të madhe nga futbollistët shqiptarë e ka Xherdan Shaqiri. Ai ka 11 paraqitje për Përfaqësuesen A të Zvicrës. 19-vjeçari është paraqitur edhe në kampionatin botëror që vitin e kaluar u mbajt në Afrikë të Jugut.
E-Diaspora
-
Një thirrje artistike për drejtësi në zemër të Evropës Dhjetëra fustane të varur në tela për tharjen e rrobave, dhuruar nga të mbijetuara të dhunës...
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
-
Edona Preza diplomoi për Shkenca Biologjike dhe studimet Shqiptaro-Amerikan në Illinois
-
Lyon: Kënga e vallja shqipe jehoj nga Shoqëria Kulturore-Artistike “Ilirët”
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz