Sport
Shaqiri largohet nga Baseli vetëm nëse merr ofertë nga top-skuadrat
Mesfushori kosovar Xherdan Shaqiri largohet nga Baseli vetëm nëse merr ofertë nga ndonjëra prej skuadrave të nivelit më të lartë evropian

Shaqiri 19-vjeçar pranon që aktualisht një ofertë të tillë nuk ka pranuar, por nuk përjashton mundësinë që kjo të ndodhë gjatë afatit kalimtar të verës, shkruan gazeta “Koha Ditore”.Mediumet e huaja gjatë muajve të fundit kanë shkruar se për Shaqirin janë duke u interesuar klube të njohura evropiane, si Bayerni, Wolfsburgu, Hamburgu, Arsenali, Liverpooli, Juventusi, Milani e Interi.”Baselin e lëshoj vetëm nëse vjen ndonjë ofertë nga top-klubet e Evropës”, ka thënë Shaqiri për Kohen Ditore.Reprezentuesi i Zvicrës, Shaqiri, me Baselin ka kontratë deri në qershor të vitit 2014. Baseli synon të përfitojë shumë miliona euro nga shitja e talentit kosovar. Për këtë arsye në konsideratë vijnë vetëm ofertat e klubeve të mëdha evropiane.Vetë Shaqiri thotë se do të përshtatej më së miri në Bundesligën e Gjermanisë.”Për këtë fazë të karrierës në të cilën gjendem, liga e Gjermanisë më duket më e përshtatshmja. Megjithatë, unë kam kontratë me Baselin deri në vitin 2014. Në Basel jam shumë i kënaqur dhe nuk e di a do të qëndroj në këtë skuadër apo do të largohem. Ndonjë ofertë nga klubet e njohura evropiane ende nuk kam. Të shohim se çka do të sjellë vera”, ka shtuar Shaqiri.Xherdan Shaqiri pjesë e Baselit është që nga viti 2001. Në ekipin e parë të këtij klubi ka debutuar në verë të vitit 2009. Edicionin e kaluar fitoi titullin e kampionit dhe kupën e Zvicrës me Baselin. Në 32 paraqitje kishte shënuar katër gola.Baseli edhe në këtë edicion është në garë për titull. Tri xhiro para fundit të kampionatit renditet i dyti me 66 pikë, sa ka edhe Zuerichu që është i pari. Shaqiri këtë edicion ka tre gola e pesë asistime në 26 paraqitje. Ai thotë se vendimi për të ardhmen nuk do të varet nga fakti se a do ta fitojë Baseli titullin apo jo. Mesfushori shtatshkurtër beson se Baseli në fund megjithatë do t’i gëzohet titullit.Xherdan Shaqiri vlerësohet ndër talentet më të mëdhenj në futbollin evropian. Ai nga marsi i vitit të kaluar luan rregullisht për Zvicrën. Me Zvicrën u paraqit në kampionatin botëror “Afrika e Jugut 2010”.
Deri më tani për përfaqësuesen helvetike ka zhvilluar dhjetë ndeshje, ndërsa ka shënuar një gol.
E-Diaspora
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar Francë: Humb jetën mërgimtari pas një aksidenti fatal ...
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
-
Edona Preza diplomoi për Shkenca Biologjike dhe studimet Shqiptaro-Amerikan në Illinois
-
Lyon: Shoqëria Kulturore-Artistike “Ilirët” dhuron emocione me këngë e valle shqipe
-
Ujëra që lidhin brigje: Arti, muzika dhe përkatësia në bordin e CH-APEN
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz