Qeveria Zvicerane, mbledhje krize për gjendjen në Japoni
Ministria e Jashtme u rekomandon të gjithë qytetarëve të Zvicrës të cilët ndodhen në regjionet e prekura nga kriza, të largohen së andejmi

Në një mbledhje krize që ka mbajtur në pasditen e sotme, Qeveria e Zvicrës ka shprehur brengosjen e saj të thellë lidhur me gjendjen aktuale në Japoni. Mbledhja është transmetuar drejtpërdrejtë nga radiot dhe televizionet nacionale të Zvicrës.
Duke iu drejtuar shtetasve të Zvicrës, presidentja e vendit, Micheline Calmy-Rey, ka theksuar se qeveria është e shqetësuar me përmasat e fatkeqësisë në Japoni.
Qeveria me këtë rast u ka shprehur ngushëllime të gjithë të prekurve nga kjo gjendje. Pjesëmarrjen në dhembje, ajo ia ka shprehur edhe Qeverisë së Japonisë, ka thënë Calmy-Rey.
Pasi ka analizuar zhvillimet në Japoni, qeveria ka ardhur në përfundim se kjo gjendje mund të shkojë drejt përkeqësimit të mëtutjeshëm. Sipas Calmy-Rey, qeveria është siguruar se janë ndërmarrë të gjitha masat e mundshme për mbrojtjen e Zvicrës nga pasojat eventuale.
Sidoqoftë, ka thënë Rey, aktualisht Zvicra nuk ndodhet përballë ndonjë rreziku të drejtpërdrejtë. Matjet e radioaktivitetit nuk kanë treguar ndonjë vlerë të shtuar. Nisur nga kjo, nuk shihet e nevojshme marrja e masave të jashtëzakonshme, sidomos jo, sigurimi ose blerja e tabletave të jodit.
Presidentja e vendit ka theksuar gjithashtu se Qeveria Federale informohet rregullisht mbi zhvillimet në Japoni nga Inspektorati Federal për Siguri Nukleare dhe nga Qendra Federale e Alarmit.
Ministria e Jashtme u rekomandon të gjithë qytetarëve të Zvicrës të cilët ndodhen në regjionet e prekura nga kriza, të largohen së andejmi.
E-Diaspora
-
Itali: Futbollisti shqiptar vdes aksidentalisht Mediat e huaja shkruajnë se një klub i futbollit është në zi pasi lojtari i tyre...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Ansambli “Trojet” përfaqëson shqiptarët në festën e Kreuzlingen-it
-
“Refugjati” nga Alan Gratz, një rrëfim përtej kufijve gjeografikë dhe kohorë
-
Londër: Janina Oseku fiton çmimin e parë për “Miss Diaspora 2025”
Jeta në Austri
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”