NZZ am Sonntag: Pacolli nuk është presidenti që kanë ëndërruar kosovarët
Atë e akuzojnë se, për shkak të lidhjeve me Rusinë, është kal Troje i Rusisë, kundërshtares së pavarësisë së Kosovës"

“Tingëllon sikur në një përrallë të vëllezërve Grimm: një djalë i varfër fshatari merr botën në sy, i shtyrë nga e ëma, për të kërkuar fatin e tij dhe për tu bërë në fund mbret në vendin e vet”. Kështu e fillon NZZ am Sonntag (botimi i të dielës i të famshmes NZZ) rrëfimin për Bexhet Pacollin, njeriun që ka shumë mundësi që nesër të bëhet president i Kosovës. Në vazhdim gazeta bën fjalë për rrethanat që e kanë sjellë multimilionerin nga Tesina (kantoni italianishtfolës i Zvicrës) në pozitën aktuale.
„Duke iniciuar kërkesën për rrëzimin e qeverisë së Thaçit, Pacolli ka sjellë vendin para zgjedhjeve të parakohshme. Kështu ai `ka vrarë dy miza`me një të rënë: ka ngritur sërish në fron kryeministrin e kontestuar Thaçi dhe ka realizuar ëndrrën e tij, të bëhet president i Kosovës”. Po ashtu pëmenden edhe bizneset e përbashkëta me kryeministrin Thaçi dhe një gjë tjetër “e përbashkët që Pacolli ka me Thaçin”: akuzat nga Carla del Ponte.
Klisheja e “karrierës nga pjatalarësi te multimilioneri”
Rruga e tij nga „pjatalarësi deri te multimilioneri” që ka ndërtuar gjithandej nëpër shtetet ish sovjetike dhe „entuziazmi” që ka shkaktuar me renovimin e pallatit të Kremlinit, te Jelcini dhe te Klintoni, bëjnë pjesë në rrëfimin jetësor të tij. Por këtë rrëfim e kompletojnë edhe më shumë dyshimet mbi aferat korruptive që lidhen kryesisht me bizneset e tij me Rusinë dhe shtetet ish sovjetike.
Gazeta, pasi përmend disa fondacione humanitare që Pacolli ka krijuar ose ka ndihmuar me mjetet e tij, përqendrohet te kompania Mabetex, me të cilën Pacolli u bë „klient” i frekuentuar shumë nga ish prokurorja zvicerane Carla Del Ponte, më vonë kryeprokurore e Tribunalit të Hagës. Hetimet e del Pontes ndaj Pacollit kanë pasur të bënin me akuzat për korruptim dhe larje parash.
“Beteja për primat në Moskë pak kohë para rënies së regjimit të Jelcinit e patën shtyrë prokurorinë federale të Zvicrës të dyshonte se prapa suksesit të Pacollit fshihet diçka më shumë se sa vetëm prirja e tij prej biznesmeni”, thotë „NZZ am Sonntag”.
„Në janar të vitit 1999 Del Ponte pati urdhëruar që të kontrolloheshin të gjitha syzet e dollapëve të kompanisë Mabetex në Lugano. Por doli e pamundshme të gjendeshin prova të qëndrueshme. Në vitin 2008 edhe prokuroria e Gjenevës ndërpreu hetimet ndaj Pacollit për larje parash”.
“Kal trojan” i Rusisë!
Duke u kthyer në të tashmen, gazeta përkujton se Pacolli është i martuar me një ruse, ka bërë para të mëdha në Rusi dhe në fillim të luftës së Kosovës madje qe takuar me shefin e shtetit serb, Millosheviçin për të nxjerrë jashtë (nga negociatat) fuqitë perëndimore. „Një njeri i tillë nuk është domosdoshmërisht presidenti i ëndërruar i shtetit të ri”. Atij i drejtohen akuza se, për shkak të lidhjeve shumë të mira me Rusinë, është kal Troje i Rusisë, kundërshtares së pavarësisë së Kosovës”, shton NZZ am Sonntag.
Në shkurt të vitit 2008 Pacolli ishte cituar nga një gazetë kroate të ketë thënë se „Serbia është nëna e Kosovës”. Vëzhguesit politikë në vend dhe jashtë vendit janë të brengosur: një figurë kaq e kontestuar, me siguri nuk është ajo „që do të ndihmonte përmirësimin e imazhit të shtetit të ri”, ka thënë Andreas Gross, deputet federal nga SP, njohës i Kosovës dhe anëtar i Këshillit Evropian”, përfundon gazeta “NZZ am Sonntag”.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” përfaqëson shqiptarët në festën e Kreuzlingen-it Ngjarja do të mbahet në Boulevard Kreuzlingen, të shtunën, më 21 qershor 2025, nga ora 11:00...
-
Londër: Janina Oseku fiton çmimin e parë për “Miss Diaspora 2025”
-
Mërgata shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve: “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”
-
Vanesa Limani emërohet drejtore në Zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Nju-Jorkut
-
Aeroporti i Prishtinës shton kapacitetet: Gati për të pritur mërgimtarët
Jeta në Austri
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€ Për një euro mund të blini më shumë në disa vende pushimi sesa në Austri. Kjo...
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit”