Kthesë befasuese e rastit të familjes Ademaj
Vazhdon katrahura e një familje kosovare në Zvicër, e cila në shenjë proteste për trajtimin e saj nga komuna Burglen, në shtator të vitit të kaluar, kishte grumbulluar mbeturinat në oborrin e saj të shtëpisë ku banonte.
Tashmë dy muaj, ka skaduar afati për largimin e saj nga banesa e tyre, ndërsa pronari i banesës do të përpiqet që ta dëbojë me dhunë, për të zbatuar vendimin e Gjykatës së rrethit e cila ka vendosur që familja gjashtë anëtarëshe e Murtez Ademajt, të largohet nga kjo komunë deri më 10 dhjetor të vitit të kaluar.
Kohë më parë, nga komuna kishin deklaruar se nuk janë në gjendje tu ofrojnë banesë tjetër, ndërsa është obligim i familjes që vetë të gjenden si të munden.
Duke marrë parasysh jehonën që kishte bërë familja në fjalë me grumbullimin e mbeturinave, është shumë e natyrshme që në Zvicër njeriu të mbetet nëpër rrugë, pasi tashmë rasti është bërë i njohur në tërë vendin dhe kjo familje ka një pasqyrë tepër negative në vend.
Kryetari i komunës Armin Eugster, kishte deklaruar se për familjen Ademaj do të jetë shumë vështirë të gjejë ndonjë banesë edhe po t’i plotësojëtë të gjitha kushtet e nevojshme.
Sipas mediave zvicerane të cilat kryefamiljarin Ademaj e quajnë “terrorist i mbeturinave”, kësaj familje nuk i mbetet gjë tjetër vetëm se të kthehet në Kosovë.
Por, tani si duket gjërat kanë ndryshuar, pasi kryetari i komunës Armin Eugster ka thënë: “Nuk dëshirojmë që zotëri Ademaj të na akuzojë se e kemi hedhur në rrugë”, duke cekur se komuna është duke kërkuar një banesë për familjen Ademaj, pas kthesës befasuese për rastin.
“Ne po mundohemi vetëm që të ndërmjetësojmë për të gjetur ndonjë zgjidhje. Për çiranë dhe banesën, kosovari personalisht duhet të marrë përgjegjësinë”, ka vazhduar Eugster, pas një qëndrimi të palëkundur negativ ndaj familjes kosovare.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











