Konferenca Islamike përcillet me protesta të qeta të kundërshtarëve
Kryetari i Këshillit Qendror Islam, Nicolas Blancho ka përshëndetur protestuesit e tubuar afër ndërtesës ku po mbahet konferenca

Në Biel/Bienne, po mbahet sot Konferenca vjetore islamike e organizuar nga „Këshilli Qendror Islamik”, një organizatë e njohur për qëdrimet e saj radikale, që drejtohet kryesisht nga zviceranë, besimtarë të konvertuar në islam nga besime tjera. Në konferencë marrin pjesë rreth njëmijë veta.
Ardhja e imamit kontrovers nga Prishtina, Shefqet Krasniqi, si edhe e disa personaliteteve tjera të kontestuara, nga vende të ndryshme të botës ka ngjallur zërat e protestës. Është fjala për disa organizata të krishtera dhe antiislamike që kanë shpallur mbajtjen e demonstratave në shenjë proteste.
Medie të ndryshme zvicerane patën njoftuar mbi mundësinë e ndalesës që shteti zviceran do t`i bënte imamit Krasniqi për të ardhur në Zvicër. Por, siç i ka konfirmuar ai dje portalit tonë, Krasniqi nuk ka pasur ndonjë pengesë për ardhjen këtu. Rrjedhimisht, ai është duke marrë pjesë në konferencën e Bielit.
Siç shkruan Bernerzeitung.ch, kryetari i Këshillit Qendror Islam, Nicolas Blancho ka takuar dhe përshëndetur protestuesit antiislamikë të tubuar afër ndërtesës ku po mbahet konferenca.
Gazeta shkruan më tutje se deri në pasditen e të shtunës nuk janë shënuar incidente në lidhje me këtë konferencë. Madje, ajo raporton se Blancho, në fjalimin e tij ka shprehur qëndrim vetëkritik në lidhje me trajtimin diskriminues që i bëhet femrës në shumë vende myslimane etj.
Këshilli Qendror Islam, në cilësinë e organizatorit do të bartë përgjegjësinë për sigurinë brenda shtëpisë së kongreseve ku mbahet konferenca. Ndërsa policia kantonale do të jetë e gatshme për të parandaluar sulmet e mundshme.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” përfaqëson shqiptarët në festën e Kreuzlingen-it Ngjarja do të mbahet në Boulevard Kreuzlingen, të shtunën, më 21 qershor 2025, nga ora 11:00...
-
Londër: Janina Oseku fiton çmimin e parë për “Miss Diaspora 2025”
-
Mërgata shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve: “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”
-
Vanesa Limani emërohet drejtore në Zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Nju-Jorkut
-
Aeroporti i Prishtinës shton kapacitetet: Gati për të pritur mërgimtarët
Jeta në Austri
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€ Për një euro mund të blini më shumë në disa vende pushimi sesa në Austri. Kjo...
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit”