Sport
Katër futbollistë shqiptarë, kampionë me FC Baselin
Shënuesit më të mirë shqiptarë gjatë kampionatit ishin Admir Mehmedi me 10 gola dhe Adrian Nikçi me 7 gola, të dy të FC Zürich
Në javën e fundit, të 36-ën, të super ligës së Zvicrës në futboll, skuadra e Bazelit para publikut të vet, në stadiumin ku ishin të pranishëm 37500 shikues, shënoi fitore të merituar me rezultat 3 : 0 në përballje kundër FC Luzernit. Me këtë fitore FC Basel njëherësh fitoi edhe titullin e 14 të super ligës.
Beg Ferati
Në këtë ndeshje u aktivizuan 3 futbollistë shqiptarë; Beg Ferati dhe Granit Xhaka gjatë tërë ndeshjes dhe Xherdan Shaqiri nga fillimi e deri në minutën e 76. Shaqiri njëherësh ishte edhe realizator i golit të dytë për Baselin në minutën e fundit të pjesës së parë.
Për Baselin në bankinën e rezervistëve qëndroi edhe Taulant Xhaka, i cili nuk u aktivizua.
Në anën tjetër, në radhët e Luzernit Burim Kukeli qëndroi në fushë tërë ndeshjen duke u ndëshkuar në minutën e 41-të.
Adrian Nikiçi
Admir Mehmedi
Në ndeshjen FC Zurich–FC Thun 1:0, për vendës Adrian Nikçi luajti deri në minutën e 71, kurse Admir Mehmedi u aktivizua nga minuta e 58.
Edhe pse fitoi, FC Zurich, nuk arriti më tepër se sa vendin e nënkampionit. Kështu, së bashku me Baselin do ta përfaqësojë Zvicrën në garat e ligës së kampionëve.
Për Thunin, Muhamed Demiri luajti tërë ndeshjen e Milaim Rama nga minuta e 73-të. Amir Abrashi ishte titullar tërë ndeshjen, në humbjen si mysafir të FC Grasshopperit ndaj FC Bellinzona. Njëherësh Abrashi në këtë ndeshje u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 53-të.
Kristian Nushi i klubit St. Gallen u aktivizua në lojë në minutën e 78 dhe pas 4 minutave shënoi gol te rezultati 3 : 2 në ndeshjen Young Boys–St Gallen, të cilën ndeshje e fituan vendësit me rezultat 4 : 2.
Në ndeshjen e vetme të kësaj jave e cila përfundoi pa gola, FC Sion-FC Xamax 0 : 0, futbollisti shqiptar, Florian Berisha u aktivizua në lojë në minutën e 68, në radhët e Sionit.
Nga super liga largohet FC St. Gallen si i fundit kurse FC Bellinzona do të zhvillojë ndeshjet e barazhit me të dytin nga chalenge liga, FC Servete për një vend në super ligë.
Realizatori më i mirë gjatë këtij kampionati ishte Aleksander Frei i FC Basel-it me 27 gola të shënuar.
Prej futbollistëve shqiptarë, realizatorët më të mirë ishin futbollistët e FC Zurich; Admir Mehmedi me 10 gola dhe Adrian Nikçi me 7 gola. Pas tyre vjen Xherdan Shaqiri i FC Baselit me 5 dhe Milaim Rama i FC Thunit me 3 gola etj.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











