Sport
Golat e Nikçit dhe Mehmedit i sigurojnë fitoren FC Zurich-ut
Në ndeshjen FC Luzern-FC Zurich, (0 :5), meritat më të mëdha për fitore u takojnë futbollistëve shqiptarë: Adrian Nikçi dhe Admir Mehmedi

Në super ligën zvicerane në futboll u zhvillua java e parafundit, e 35-ta me radhë. Megjithatë, ende nuk dihet se cila nga dy skuadrat e para në renditje do ta fitojë titullin. Java e fundit do të vendosë se a do të jetë kampion FC Baseli apo FC Zurichu.
Në ndeshjen FC Luzern-FC Zurich, në fitoren e thellë të mysafirëve 0 :5 , meritat më të mëdha u takojnë dy futbollistëve shqiptarë: Adrian Nikçi dhe Admir Mehmedi. Nikçi ishte titullar deri në minutën e 83. Ai e filloi serinë e golave duke shënuar në minuten e 31.
Në pjesën e dytë, nga minuta e 61, u aktivizua edhe Admir Mehmedi, i cili me asistimin e Nikçit në minutën e 80 shënoi për rezultatin 0 : 3. Katër minuta më vonë, në minutën e 84-t Mehmedi shënoi edhe golin e tij të dytë te rezultati 0 : 4.
Me këtë fitore Zurichu ruajti hapin në luftë për titull të kampionit me vetëm një pikë më pak se lideri FC Baseli, i cili këtë javë luajti baraz si mysafir.
Lideri i ligës, FC Baseli si mysafir luajti baraz pa gola kundër FC St. Gallenit. Për skuadrën e Baselit titullarë ishin 3 futbollistët shqiptarë, Beg Ferati, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Dy të parët luajtën tërë ndeshjen, kurse Shaqiri i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 12, në lojë qëndroi deri në minuten e 80. Në anën tjetër për vendësit, Kristian Nushi u aktivizua në minutën e 80.
FC Thun shënoi fitore 3 me 1 ndaj FC Bellinzonës ku Milaim Rama ishte asistues në dy golat e parë për vendësit, në minutat 21 dhe 38. Derisa Rama luajti tërë ndeshjen, bashklojtari i tij shqiptar, Muhamed Demiri nuk u aktivizua fare, duke qëndruar në bankinën rezervë.
Skuadra tjetër nga Zurichu, Grasshopper shënoi fitore 2 : 0 në ndeshjen kundër FC Sionit. Në formacionin e skuadrës vendëse, Amir Abrashi u aktivizua tërë ndeshjen kurse Endogan Adili luajti nga minuta e 72.
Në ndeshjen Neuchatel Xamax-Young Bois 1 : 2 nuk luajti asnjë futbollist shqiptar.
E-Diaspora
-
Një thirrje artistike për drejtësi në zemër të Evropës Dhjetëra fustane të varur në tela për tharjen e rrobave, dhuruar nga të mbijetuara të dhunës...
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
-
Edona Preza diplomoi për Shkenca Biologjike dhe studimet Shqiptaro-Amerikan në Illinois
-
Lyon: Kënga e vallja shqipe jehoj nga Shoqëria Kulturore-Artistike “Ilirët”
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz