Gjykata Administrative kundër ndërprerjes së pensioneve për kosovarët!
Gjykata Federale Administrative e ka shpallur të paligjshme praktikën e mosdhënies së pensioneve të invaliditetit për kosovarët
Me një vendim të saj lidhur me një ankesë të një shtetasi kosovar, Gjykata Federale Administrative e Zvicrës ka kontestuar praktikën e ndërprerjes së dhënies së pensioneve të invaliditetit për kosovarët që nuk jetojnë në Zvicër, shkruan drs.ch.
Duke filluar nga një prilli i vitit të kaluar, shtetasit e Kosovës mund të marrin pensionet e tyre të invaliditetit të Zvicrës vetëm nëse vazhdojnë të jetojnë në Zvicër. Me kthimin e tyre për të jetuar në Kosovë, kjo e drejtë atyre u pushon.
Organet kompetente zvicerane e kanë ndërprerë marrëveshjen për sigurimet sociale (ky hyjnë edhe pensionet e invaliditetit) që vlente deri në vitin e kaluar për shkak se, sipas tyre, në Kosovë nuk mund të mbikëqyrej, nëse personat kanë të drejtë ose jo të marrin pensionet në fjalë.
Mirëpo, me një vendim të saj, të marrë këto ditë dhe të publikuar sot, Gjykata Federale Administrative e ka shpallur të paligjshme këtë praktikë. Këtë vendim gjykata në fjalë e ka mbështetur në të dhënën se, sipas saj, „të gjithë kosovarët kanë shtetësi të dyfishtë serbe dhe kosovare”.
Dhe, meqë në mes të Zvicrës dhe Serbisë vazhdon të ekzistojë një marrëveshje mbni sigurimet sociale, kjo e obligon Zvicrën që pensionet e invaliditetit t`ua paguajë edhe kosovarëve që jetojnë në Kosovë.
Ky vendim gjyqësor, sidoqoftë, mund të bartet më tutje për tu shqyrtuar në instancën më të lartë, në Gjykatën Federale të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










