FTESË PËR BASHKËKUVENDIM

“Diskriminimi i mërgatës shqiptare në vendin nikoqir dhe origjinës”, të premten, më 25 mars 2011, nga ora 18.30, në Volkshaus të Cyrihut

FTESË PËR BASHKËKUVENDIM

Grupi sindikalist shqiptar “Aktivistët” të seksionit të Cyrihut në bashkëpunim me shoqatat dhe subjektet shqiptare të poshtëshënuara organizon tryezën me temën:“Diskriminimi në vendin nikoqir dhe në vendet e origjinës”

Ftohen të gjithë bashkëkombësit/et, aktivistët/et dhe anëtarët/et e Sindikatës Unia si dhe të gjithë të interesuarit e tjerë të marrin pjesë:

të premten, më 25. mars 2011, nga ora 18.30, në Volkshaus të Cyrihut, Stauffacherstrasse 60

Tubimi udhëhiqet nga artistja e mirënjohur, zonja Liri Lushi, drejtuese e Qendrës kulturore A. Moisiu

Programi (nga ora 19.00 – 21.00)18:30    Arritja19:00 – 19:10    Fjala përshëndetëse dhe aktualiteti sindikalist Remo Schädler, drejtues i Uni-s për sektorin e Cyrihut 19:10 – 19:25    “Prezantim i hulumtimeve dhe studimeve aktuale” Dr. Bashkim Iseni, drejtor i platformës shqiptare albinfo.ch19:25 – 19:35    “Identifikimi i fushave të diskriminimit në Zvicër”Albana Krasniqi Malaj, drejtuese e UPSH të Gjenevës19:35 – 19:45    “Diskriminimi në botën e punës”Hilmi Gashi, udhëheqës i Unia-s, seksioni Berner Oberland, regjioni Bernë19:45 – 19:55    “Identifikimi i fushave të diskriminimit në vendet e origjinës (prejardhjes)” (“Diskriminimi ndër-shqiptar”)Faton Topalli, bashkë-drejtues i Pro Integra-s 19:55 – 20:05    “Perspektivat dhe rrugëdaljet e mundshme: shembuj konkret e praktik”Osman Osmani, sekretar sindikal për migracion20:05 – 20:15    Shembull suksesi: “raport konflikti apo bashkëpunimi e harmonie” Orhan Spahiu, anëtari i Shoqatës së studentëve shqiptar në Cyrih20:15 – 20:30/21:00    Tryezë kuvenduese dhe më pas diskutim i hapur me të pranishmitPjesëmarrja në manifestim është falas, ndërsa konsumimi i pijeve apo ushqimeve të ofruara nga restoranti shkon në llogari personale. Gjuha e bashkëbisedimit është shqipja. Për miqtë zviceran dhe të tjerë që mund ti merrni me veti, e të cilët janë të mirëseardhur, do t’ju ishim mirënjohës nëse vetë ju kujdeseni për të përkthyer për ta.

Për pyetje të mundshme në mobilin 079 934 18 89 apo Email-in [email protected].Xhafer Sejdiu, kryetar i Grupit “Aktivistët”, Cyrih Osman Osmani, sekretar sindikal për migracion .

 

Shqiptarët e çmojnë, e duan dhe kanë përgjithësisht qëndrim pozitiv ndaj Zvicrës

Mërgata shqiptare në Zvicër, duke i munguar mbrojtja institucionale e vendeve të origjinës, është (keq)përdorur vazhdimisht në dy dekadat e fundit për të bërë ndryshime ligjore, të cilat kanë goditur jo vetëm shqiptarët, por te huajt në masë më të gjerë në Zvicër. Goditjet politike dhe mediale ndaj të huajve dhe shqiptarëve (kryesisht atyre të Kosovës) në Zvicër, nga njëra anë ka hedhur përtoke imazhin e shqiptarëve në Zvicër, ndërsa nga ana tjetër kjo ka ndikuar në diskriminim dhe keqtrajtimin praktik të tyre në jetën e përditshme në vendin nikoqir. Shqiptarët duhen të vetëdijesohen nga kjo situatë dhe të mos bëhen pre e instrumentalizimeve politike.

Përkundër opinionit dhe disponimit antishqiptar të krijuar në Zvicër, shqiptarët mbajnë një qëndrim të kundërt ndaj Zvicrës dhe shoqërisë shumicë në këtë vend. Ajo vazhdon poashtu të konsiderohet nga shumica e shqiptarëve që jetojnë këtu, edhe si atdhe i tyre. Për 40 vite me radhë shqiptaret kanë kontribuar në ndërtimin dhe zhvillimin e këtij vendi, duke mos kursyer as shëndetin, rininë si dhe rehatinë e familjeve të tyre. Shqiptarët janë qytetarë të devotshëm te këtij vendi, dhe punojnë në ndërtimin dhe zhvillimin e tij. Ata kontribuojnë poashtu në zhvillimin e mëtutjeshëm të e vlerave dhe normave të këtij vendi. Atë që shqiptarët s’duhet ta lejojnë është: diskriminimi, stigmatizimi kolektiv dhe trajtimi jo i barabartë në sfera të ndryshme të shoqërisë.

Shqiptarët vazhdojnë ta duan dhe të angazhohen edhe më tej edhe për Atdheun e tyre

Mërgata shqiptare për dekada të tëra, që nga fillet e ekzistimit të saj, ka frymuar e bashkëjetuar me zhvillimet në Atdhe (vendet e tyre të origjinës dhe prejardhjes).

Fillimisht deri në fillimin e viteve të 80-ta, mërgata shqiptare ka mbështetur materialisht familjet dhe komunitetin në vendlindje . Kanë investuar në ndërmarrje të vogla (dhe në dekadën fundit edhe të mesme), gjë që ka mundësuar sigurimin e ekzistencës jo vetëm për familjarët e tyre por edhe më gjerë. Kanë financuar dhe mbështetur arsimimin e gjeneratave pas tyre. Në rast sëmundjeje kanë financuar shërimin dhe operacionet e shtrenjta si në vend ashtu edhe jashtë tij. Kanë treguar solidaritet të pashoq në shumë nisma dhe aktivitete me karakter humanitar, social, kulturor e artistik, etj. Kanë bashkëfinancuar për gati 5 dekada radhazi, ndër të tjera, ndërtimin e infrastrukturës rrugore, ujësjellësit e kanalizimit, objekteve arsimore, shëndetësore, socio-kulturore e fetare gjithandej në vendlindje.

Nuk guxojmë të lëmë anash pa përmendur mbështetjen zemërgjerë: materiale, morale dhe personale të lëvizjes së rezistencës dhe asaj për barazi që nga fund-vitet e 70-ta, fillimin e 80-tave deri në fillim të 90-tave. Më pastaj, për një dekadë të tërë strukturat paralele në Kosovë dhe më gjerë, gjatë sundimit të aparteidit serb dhe së fundi, edhe luftës çlirimtare deri në verën e vitit 1999. Pas luftës deri në ditët e sotme, siç dëshmojnë dhe vërtetojnë hulumtimet dhe studimet serioze evropiane dhe botërore, mërgata shqiptare e Kosovës ka marrë pjesë së paku 12 herë më shumë se sa e tërë bashkësia ndërkombëtare në riparimin e dëmeve të shkaktuara të luftës dhe rindërtimin e vendit.

Ata, përkundër fakteve të lartpërmendura, vazhdojnë të anashkalohen dhe injorohen nga institucionet e vendeve të origjinës. Kjo tregohet edhe nga pengesa paradoksale e qarkullimit të lirë në kufijtë që nga të gjitha anët banohen me bashkëkombësit e tyre në vendet e origjinës. Si pasojë edhe e mospërgjegjësisë institucionale, ndodh të diskriminohen e tu shkelen të drejtat elementare njerëzore dhe kjo jo vetëm jashtë Atdheut të tyre. Ata nuk përfshihen në debate dhe nuk konsultohen edhe kur është fjala për ta, siç është rasti i projektligjit për mërgatën, regjistrimit të popullsisë dhe e drejta për pjesëmarrje politike në vendet e origjinës, etj, etj.

Mërgata Shqiptare: faktor dhe partner institucional gjithandej

A mund të bëhet mërgata shqiptare në Zvicër faktor dhe partner institucional për institucionet e vendit nikoqir dhe atyre të vendeve të prejardhjes, me qëllim ndryshimin e imazhit dhe gjendjes së pavolitshme në të cilën gjendet aktualisht, dhe atë sikurse në raport me vendin nikoqir ashtu edhe në raport me vendet e origjinës?

Mërgata shqiptare me prejardhje nga Kosova, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, në debatet dhe fushëbetejat në mes rrymimeve të ndryshme politike dhe fushatave propagandistike në media, shpesh është përdorur si shembull për të argumentuar nevojën e ndryshimeve të politikës së migracionit, asaj integruese e deri tek ndryshimet ligjore në përkeqësim e sipër. Ata sipas të gjitha gjasave do të vazhdojnë edhe më tej të jenë objekt dhe të “instrumentalizohen” për nevoja politike, propagandistike e përfituese si nga segmente të caktuara në vendin nikoqir ashtu edhe nga vendet e prejardhjes.

Tryeza bashkëbiseduese synon një përpjekje konstruktive për të identifikuar fushat e mundshme të gjithanshme diskriminuese, si pengesë për një rol të tillë aktiv dhe njëherazi të theksojë perspektivat e mundshme dhe rrugën që duhet ndjekur nga mërgata shqiptare për të arritur faktorizimin e saj në këto rrjedha për dhe rreth saj, në këtë situatë komplekse.