Sport

FC Kosova – FC Wettingen 1:1

Pas shumë rasteve të lëshuara dhe të pesë shtyllave të qëlluara nga mysafirët, në fundë rezultati mbeti i pandryshuar 1:1

Spektakël me raste të shumëta shënimi, në një ndeshje jashtëzakonisht intensive.

Të gjithë aktorët e sotëm nuk besohet të kenë përjetuar ndonjëherë diçka të tillë. Pas shumë rasteve të lëshuara dhe të 5 shtyllave të qëlluara nga mysafirët, në fund rezultati mbeti vetëm 1:1.

Për FC Kosovën është me rëndësi që këtë sezon ta përmbyllë sa më mirë që është e mundur. Wettingen momentalisht gjendet në luftë për ekzistencë me Luterbach, në distancë.

Kosova startoi me disa ndryshime në ekip. Kështu në portë, në vend të portierit Besnik Zukaj, qëndroi Arsim Bunjaku. Me kalimin e minutave ky i fundit u tregua aktori më i avancuar në fushë. Tani shkojmë sipas radhës.

Minuta e 10-të, një rast shumë i pastër për Kosovën. Ardian Laski e gjeti Gjergjin me një pasim të bukur. Gjergji ishte i vetmuar në 16-ësh. Tepër kohë, tepër hapësirë dhe rasti dështoi.

Fatkeqësisht, për ndryshe rezultati do të duhej të ishte 1:0. Në anën tjetër, Wettingeni luante për ekzistencë. Ekipi i ri lansoi sulm pas sulmi dhe e kërkonte rastin për të shënuar. Në këtë ndeshje, gjatë 90 minutave nuk pati lojë në mesfushë. Kishte vetëm aksione ofensive ose punë defansive.

Kjo d.m.th edhe shumë, shumë raste shënimi për të dy palët. Sa për sqarim, 10 rasteve të 100% të FC Kosovës i kundërvihen pesë shtylla të Wettingenit. Goli i parë ra në minutën e 32-të, pas një sulmi të bukur të Wettingen-it. Në FC Kosovë premierën e vet e pati legjenda e gjallë e FC Kosovës, Bashkim Aliu. Ky ishte ai që e bëri pasimin vendimtar në drejtim të Gojart Gjergjit, i cili barazoi në minutën e 73-të për 1:1.

Kosova sot ka mundur sërish të përmbyllë ndeshjen me një festival golash. Por, ekipi njëkohsisht mund edhe të pësonte, sikur në portën e FC Kosovës të mos ishte Arsim Bunjaku, shumë i fortë. Kosova që nga minuta e 27-të luajti me një lojtar më pak. Jeton Jakupi ndaloi një lojtar të Wettingenit rrugës për në gol, mori karton të kuq dhe u detyrua të largohej nga loja. Me 10 lojtarë, Kosova luajti para së gjithash në pjesën e dytë më mirë. Për shikuesit e shumtë, duket të ket qenë ndeshje atraktive. Trainerët sigurisht që janë të mendimit tjetër.

Edhe pse nuk po i numërojmë të gjitha rastet e shënimit, i fundit i takoi FC Koosvës. Në minutën e 91-të Islam Leskovci pas një pasimi shumë të bukur nga Bashkim Aliu, u gjend i vetmuar para portierit kundërshtar, por nuk ia arriti të shënojë. 

Javën tjetër, të shtunën, shkohet në Küsnacht. Ndeshja fillon në orën 16.00. Ne i gëzohemi kësaj ndeshje dhe shumë e shumë shikuesve. 

Telegrami i lojës:

FC Kosova – FC Wettingen 1:1 (0:1)

Buchlern, Hauptlatz – 330 Shikues. Referi: Urs Schnider

Golat: 40. Widmer 0:1, 70. Gjergji 1:1

Kosova: Arsim Bunjaku, Edmond Kabashi, Jeton Jakupi, Fidan Bajrami, Islam Leskovci, Shpend Latifi, Ardian Laski, Mikel Lazri, Meriton Kelmendi (Bashkim Aliuz), Gojart Gjergji dhe Flamur Kallaba (Mehmet Hasani.

Në bankën rezervë: Besnik Zukaj

Ndëshkimet: Meriton Kelmendi (sjellje josportive)

Kartoni i kuq: Jeton Jakupi (ndërhyrje e palejuar)