Lajme
Diaspora ndihet e anashkaluar nga legalizimi i objekteve
Disa nga bashkatdhetarët thonë për albinfo.ch se janë të anashkaluar nga “Ditët e legalizimit”, pasi që nuk mund të jenë në Kosovë për të aplikuar për legalizim të objekteve

Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor (MMPH), me mbështetjen edhe të komunave të Kosovës ka organizuar një fushatë për regjistrimin dhe legalizimin e të gjitha objekteve pa leje ndërtimi. Fushata ”Ditët e legalizimit” zgjat deri më 5 shkurt dhe e ka anashkaluar diasporën kosovare.
Disa nga bashkatdhetarët thonë për albinfo.ch se janë të anashkaluar nga ky proces, pasi që nuk mund të jenë në Kosovë për të aplikuar për legalizim të shtëpive dhe banesave.
“E pashë në televizion se fushata zgjat deri më 5 shkurt. E kam të pamundur të aplikoj për legalizim të shtëpisë. Edhe nëse kjo bëhet online, prapë më duhet t’i kompletoj dokumentet e nevojshme, të cilat në Kosovë me siguri marrin kohë”, deklaroi Seladin Jashari, me vendbanim në St’Gallen.
Ai tha se është gabim institucional që kjo fushatë të lihet në dimër, kur asnjë bashkatdhetar nuk është në vendlindje.
“Edhe nëse ka qenë e determinuar në ligj, unë konsideroj se atë ligj e kanë bërë njerëzit dhe ata mund ta modifikojnë. Prandaj, konsideroj që kjo fushatë është dashur të lihet në korrik apo gusht, kur diaspora vjen në vendlindje”, tha Jashari, duke akuzuar Qeverinë për “mungesë modestie”.
“Kur janë në pyetje dërgesat, të gjithë i mbajnë sytë nga diaspora. Kur duhet të bëhen lëshime për diasporën, thirren në ligj. Ky është injorim”, deklaroi ai.
Sipas një statistike që është dhënë më herët, vetëm në rajonin e Gjilanit janë mbi 5 mijë shtëpi të pabanuara që u përkasin bashkatdhetarëve. Shumica prej tyre vijnë vetëm gjatë verës. Pak a shumë, kështu ndodh edhe në komunat e tjera të Kosovës, sepse trungu demografik i diasporës, sipas statistikave, kalon rreth 700 mijë qytetarë.
Në anën tjetër, ministri i Mjedisit dhe i Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, bashkë edhe me prefektin e kryeqytetit, Shpend Ahmeti, bëri hapjen simbolike të aktivitetit “Dita e legalizimit”. Agani apeloi te të gjithë qytetarët që në afatin e përcaktuar të bëjnë legalizimin e ndërtimeve të tyre.
“Qëllimi i ‘Ditëve të legalizimit’ është informimi i qytetarëve të Kosovës, institucioneve dhe shoqatave për procesin e trajtimit të ndërtimeve të bëra pa leje. Mbi të gjitha, qëllimi është që të inkurajohen të gjithë qytetarët të regjistrojnë ndërtimet e tyre deri më 5 shkurt 2015, kur është edhe afati i fundit për regjistrim”, tha ai.
Fadil Maxhuni, shef i Zyrës për informim në MMPH, tha për albinfo.ch, se ka qenë obligim ligjor si për komunat, ashtu edhe për ministrinë që të informohen sa më shumë qytetarët për t’i regjistruar objektet pa leje ndërtimi deri më 05 shkurt 2015.
Ai po ashtu tha se nga ky proces nuk është anashkaluar as diaspora.
Sipas Maxhunit, bashkatdhetarët janë informuar edhe nga Ministria e Diasporës, por janë dërguar edhe fletushka, janë bërë spote televizive në RTK, e gjithashtu janë përcjellë mesazhe nëpër rrjetet sociale.
Në pyetjen se a mund të ketë edhe ndonjë “aksion” tjetër për regjistrimin e objekteve, Maxhuni tha se fushatë tjetër nuk do të ketë. “Ligjërisht fushatë tjetër për regjistrimin e ndërtimeve pa leje nuk do te këtë. Data 5.02.2015 është data kur përfundojnë regjistrimet e ndërtimeve pa leje nëpër komuna”, tha ai.
Ndërkaq, Lorik Pustina, shef i Zyrës për Informim në Ministrinë e Diasporës, tha se MD ka qenë e përfshirë në procesin e legalizimit, vetëm aspektin e informimit të mërgatës. Këtë ai tha e ka bërë duke i njoftuar bashkatdhetarët edhe me njoftime zyrtare, por edhe në rrjete sociale, por jo më shumë.
Sipas Pustinës, ka qenë ideja të jetë një fushatë edhe më gjithëpërfshirëse për këtë çështje, por nuk ka ndodhur.
Megjithatë, ai tha se në Ministrinë e Diasporës nuk ka ardhur asnjë ankesë nga bashkatdhetarët për çështjen e legalizimit të objekteve, por në momentin e parë që ka ankesa, atëherë, sipas tij, ato adresohen në qeveri nga ministri Murati.
Pustina edhe një herë tha se diaspora është pjesë e çdo procesi në Kosovë dhe ajo nuk do të anashkalohet.
Ndryshe, taksat për legalizim për shtëpi deri në 100 metra katror dhe objektet bujqësore deri ne 400 m2, sipas Fadil Maxhinit të MMPH-së, janë pa pagesë. Ndërsa për objektet e tjera, siç tha ai, duhet të paguajnë taksën administrative, e cila aplikohet për marrje të lejes së ndërtimit.
E-Diaspora
-
Kosovari para gjyqit për pjesëmarrjen në vrasjen e pensionistit 85 vjeçar Katër veta akuzohen se kanë vrarë një burrë 85-vjeçar në Pulheim - për 50 euro plaçkë....
-
Diaspora po voton, më shumë vota kanë ardhur nga Italia, SHBA dhe Greqia
-
Blerta Dodaj prezantoi një robot ujor në Harvard
-
E reja shqiptare gjendet pa shenja jete në Itali
-
Sulmojnë pikërisht shtëpinë e një polici: Kosovari thotë se ishte “vetëm ndihmës”
Jeta në Austri
-
Çmimet më të larta dhe dërgim më i ngadaltë: Çfarë po ndryshon në postën austriake nga maji 2025 Nëse planifikoni të dërgoni letra në Austri, përgatituni për çmime më të larta dhe kohë më...
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë
-
Austri: Rënie e ndërtimit të banesave
-
Austri: Grupi i profesionistëve kërkojnë zgjerim të rregullores për punën e rëndë
-
Panairi “Vjena 2025“, bashkoi bizneset e trojeve shqiptare