Sport

Chalenge liga: Sadiku dhe Osmani, shënues të dyfishtë

Armando Sadiku shënoi dy herë për Locarnon në fitoren 3 : 2 ndaj Servette-s. Altin Osmani po ashtu në ndeshjen Vaduz-Wohlen për Wohlen

Në kuadër të javës së 27 të ligës së dytë, në ndeshjen Vaduz-Wohlen 0 : 5 Altin Osmani i cili hyri në lojë në minutën e 80 shënoi dy golat e fundit, në minutat e 82 dhe 85 për mysafirët. Në këtë ndeshje, për mysafirët u aktivizuan edhe Alban Pnishi nga minuta e 17 dhe Naim Haziri në minutën e 74.

 Shënues i dyfishtë ishte edhe futbollisti Armando Sadiku i cili shënoi dy herë për Locarnon në ndeshjen dhe fitoren 3 : 2 ndaj Servetit nga Gjeneva. Sadiku ishte titullar dhe luajti tërë ndeshjen kurse golin e parë e shënoi në minutën e 7 për barazimin 1 m1 e golin e dytë e shënoi në minutën e 67 për rezultatin përfundimtar. 

Edhe në ndeshjen WILL-Yverdon sport 3 :1, realizator për vendës te rezultati përfundimtar, ishte Ifraim Alija i cili hyri në lojë në minutën e 72 kurs shënoi në pjesën shtesë-të lojës-94. Në radhët e Yverdonit tërë ndeshjen luajti Florent Pepshi.

 Skuadra e futbollistit shqiptar Shkelzen Gashi, Aarau, shënoi fitore minimale 1 :0 ndaj Winterthur-it. Gashi luajti tërë ndeshjen, e për mysafirët Granit Lekaj luajti 90 duke u ndëshkuar në minutën e 58 dhe Ermir Lenjani qëndroi në fushë deri në minutën e 84-t.

 Në takimin Kriens–Schaffhausen 1 : 0, në ekipin vendës, Gëzim Shala luajti tërë ndeshjen dhe Genc Mehmeti nga minuta e 46 kurse për mysafirët Visar Berisha luajti deri në minutën e 76.

Labinot Sheholli ishte titullar në fitoren e Biel-Bienn-it si mysafir ndaj Chiassos 1:2. Sheholli u ndëshkua në minutën e 84.

 FC Dellemont pësoi humbje ne Nyon ndaj vendësve 2 me 1 ku për mysafirët nga minuta e 80 u aktivizua Kadri Hamzai.

Në ligën e dytë, derbi i kampionatit u zhvillua të hënën 16 maj në mes të të dytit Lausannes dhe liderit Lugano. Fitoi Lausanne me rezultatin 3 : 1. Në këtë ndeshje nuk u aktivizua asnjë lojtar shqiptar.