Anulohet vizita e George W. Bush në Zvicër

Bush do të merrte pjesë në manifestimin që do ta mbajë organizata ebreite „Keren Hayessod" më 12 shkurt në Gjenevë

Ish presidenti amerikan George W.Bush ka anuluar vizitën e tij të paralajmëruar më herët në Zvicër. Shkak për këtë anulim thuhet të ketë qenë kërcënimi për sigurinë e tij.

Bush do të merrte pjesë në manifestimin që do ta mbajë organizata ebreite „Keren Hayessod” më 12 shkurt në Gjenevë. Me këtë rast ai do të bënte edhe promovimin e librit të tij të memoareve.

Meqë ishin paraqitur kërkesa për protesta, organizatorët, nga frika se mund të ndodhnin edhe trazira, kanë anuluar vizitën e Bushit.

Politikanë të ndryshëm kishin kërkuar madje edhe arrestimin e ish presidentit amerikan, në rast se do të vinte në Zvicër. Dominique Baettig nga SVP ishte shprehur se Bush duhej të arrestohej për shkak të „krimeve të luftës”. Edhe një komitet i organizatave të majta nga Gjeneva po ashtu kishte bërë apel për ndalimin e ardhjes së Bushit në Zvicër