Zvicra, e shokuar nga rastet e zhdukjes së fëmijëve

Pas dy binjakeve të zhdukura, një baba me dy djemtë e tij të vegjël ka disa ditë që konsiderohen të zhdukur

Dy raste të zhdukjes së fëmijëve bashkë me etërit e tyre kanë alarmuar opinionin zviceran ditëve të fundit. Pas dy binjakeve nga kantoni Vaud, të cilave nuk u është gjetur asnjë gjurmë, rasti tjetër vjen nga kantoni Zug, ku një baba me dy djemtë e tij të vegjël ka disa ditë që konsiderohet i zhdukur.

Policia gjendet para shumë pikëpyetjeve lidhur me rastin. Nuk ka pasur asnjë indikacion që ai të ketë pasur ndonjë problem familjar ose profesional. Nuk dihet as për qëllime eventuale të vetëvrasjes, ndonëse pokicia nuk e përjashton edhe mundësinë për një gjë të tillë. Ndërkaq, si një skenar i mundshëm konsiderohet edhe rrëmbimi i fëmijëve nga ana e tij.

  

Babai i vetëvrarë dhe dy binjaket e zhdukura nga Stulpice, Vaud

Te rasti i dy binjakeve, ajo që dihet është se babai i tyre ka bërë vetëvrasje, duke u hedhur nën rrotët e trenit, në një qytet të Italisë, dhe kjo e bën edhe më misterioze gjithë fatkeqësinë.

Babai dhe dy djemtë e zhdukur nga Neuheim, Zug

Ndërkohë, për gjetjen e dy fëmijëve 7 dhe 10 vjeç nga Zugu dhe babanë e tyre 50 vjeçar është duke u hulumtuar në gjithë Evropën, njoftojnë mediet zvicerane. Babai i zhdukur bashkë me dy djemtë e tij është një ndërmarrës dhe politikan lokal nga Neuheim-i i Zug-ut.