Lajme
Serwer: Biden, mbështetës më i fuqishëm se sa Trump i sovranitetit të Kosovës
Richard Grenell, i derguari special i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për bisedimet Kosovë- Serbi, ka caktuar një takim në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor, ku do të diskutohen vetëm çështjet ekonomike.
Por, analisti dhe eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, nuk beson në paralajmërime të tillë nga administrata amerikan.
“Duhet të presim dhe të shohim. Do të isha i lumtur nëse diskutojnë çështje ekonomike, siç janë heqja e barrierave tregtare-doganore dhe zbatimi i marrëveshjeve teknike, që janë arritur tashmë midis Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Serwer.
Ai ka komentuar edhe deklaratën e Richard Grenell se ideja për korrigjim të kufijve ishte e ish-këshilltarit të Trump për Siguri, John Bolton.
“Nëse kjo është një përpjekje për të përmbylljen e bisedimeve për ndryshimin e kufijve, mirëpres deklaratën e zotit Grenell, për shkak të identifikimit të korrigjimit të kufijve si një ide e keqe. Sidoqoftë, kjo administratë nuk njihet për atë se thotë të vërtetën. Do të duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha ai.
Lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë deri në fund të këtij viti, Serwer tha se “mund të kem të gjitha llojet e marrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë para zgjedhjeve në SHBA, kjo është ajo që dëshiron Grenell”.
“Mirëpo, pak ka gjasa të arrihet një marrëveshje për njohjen reciproke dhe hyrjen [e Kosovës] në OKB, të cilat janë çështje të mëdha”, shtoi ai.
Serwer ka folur edhe lidhur me atë nëse do të ndryshojë qasja e SHBA-së ndaj çështjes së të Kosovës, nëse Trump i humb zgjedhjet presidenciale.
“Po (do të ndryshojë). Biden do të jetë një kundërshtar i vendosur i çdo ndryshimi kufijsh për të kënaqur dallimet etnike në Ballkan dhe gjetkë. Ai do të jetë një avokues shumë më i fortë i sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, sesa ishte zoti Trump dhe do të mbështesë fuqimisht kërkesën e Serbisë për në BE, si dhe bashkëpunimin e ngushtë të SHBA-së me BE-në në Ballkan dhe gjetkë”, tha Serwer, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











