Kosova
Rreth 6 mijë infermierë të papunë, ata po ikin nga Kosova
Pamundësia për të gjetur një vend pune, por edhe kushtet jo të mira të punës, duke përfshirë pagat u ulëta dhe beneficionet tjera, kanë shtyrë shumë profesionistë shëndetësorë ta braktisin Kosovën.
Një kategori që po ballafaqohet me këto probleme janë edhe infermierët.
Drejtori i Odës së Infermierëve të Kosovës, Naser Rrustemaj, thotë se janë rreth 6 mijë infermierë në nivel vendi që janë të papunë.
Por edhe ata që punojnë, sipas tij, po ballafaqohen me probleme të shumta, andaj kanë zgjedhur ikjen nga Kosova si zgjedhje për të siguruar një jetë të dinjitetshme.
Ai thotë se më Ligjin e ri për Pagat kjo kategori dhe personeli tjetër shëndetësor është diskriminuar, pasi që nuk u kategorizuan sipas meritave.
“5000-6000 infermierë janë të papunë, edhe ka prej tyre që 20-30 vjet, se nuk ka pas një mundësi të tillë, e dini për shkak të numrit të kufizuar të buxhetit. Një numër i madh i infermierëve ikin nga Kosova, kjo është shqetësuese, pikërisht për shkak kushteve të punës, për shkak të një page, të cilën nuk e ka të dinjitetshme, e mos të flas tash kjo paga tani që parashihet prej shtatorit të hynë në fuqi, janë të barazuar të gjithë infermieret pavarësisht a e ka përfunduar Bachelor, Master dhe Magjistraturë janë të barazuar me një shkollim të mesëm”, tha ai, për Ekonomia Online, përcjell albinfo.ch.
Paralajmëron se nëse deri në shtator nuk zgjidhet ky problem, shumica e infermierëve do të ikin nga vendi.
“Apeli im është edhe për qeveritarët të mendojnë deri në shtator, edhe të rregullojnë çështjen e kategorizimit për infermierë dhe personel tjerë shëndetësor, përndryshe shumica e infermierëve ka me na ik nga Kosova”.
Synim tjetër i Odës, sipas tij, është që të njihen të gjitha dokumentacionet e infermierëve, dhe personelit shëndetësor, duke filluar prej licencave, provimeve të ndryshme praktike, etj.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë











