Lajme

Rinisin fluturimet, udhëtarët e parë vijnë nga Bazeli

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar për realizimin e parë të fluturimit pas tre muajsh, që nga koha kur ishin ndaluar të gjitha fluturimet shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Njoftimi i plotë i ANP-së:

Është kënaqësi të mirëpresim fluturimin e parë nga Baseli me Air Mediterrenean, fluturim ky që solli udhëtarët e parë më 28.06.2020 në orën 00:50 pas më shumë se tre muajsh në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, LKIA.

Ju urojmë mirëseardhje të gjithë udhëtarëve!