Lajme

Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali

Ambasada e Kosovës në Itali ka njoftuar se në bazë të Dekret-ligjit të ri të Qeverisë italiane të datës 11.06.2020, qarkullimi dhe lëvizja ndërkufitare (tokësore dhe detare) drejt vendeve të Ballkanit Perendimor (përfshirë Kosovën) dhe anasjelltas, mbetet akoma e kushtëzuar nga masat parandaluese ndaj pandemisë Covid-19.

Në njoftim thuhet se vlefshmëria e këtyre masave kufizuese me vendet e rajonit tonë do të mbetet në fuqi deri me datë 30 qershor 2020. Si rrjedhojë, u bëjmë thirrje të gjithë shtetasve kosovarë që ndodhen në Republikën e Italisë, si dhe atyre që planifikojnë të kalojnë tranzit nepër territorin italian që të bëjnë edhe pak durim e të evitojnë planifikimin e udhëtimeve me destinacion Republikën e Kosovës deri në njoftimin tonë zyrtar të radhës.

Njoftimi i plotë

Të nderuar bashkatdhetarë,

Në vijim të njoftimeve paraprake lidhur me qarkullimin ndërkufitar, Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë informon se në bazë të Dekret-ligjit të ri të Qeverisë italiane të datës 11.06.2020, qarkullimi dhe lëvizja ndërkufitare (tokësore dhe detare) drejt vendeve të Ballkanit Perendimor (përfshirë Kosovën) dhe anasjelltas, mbetet akoma e kushtëzuar nga masat parandaluese ndaj pandemisë Covid-19.

Informojmë se, sipas burimeve zyrtare italiane, vlefshmëria e këtyre masave kufizuese me vendet e rajonit tonë do të mbetet në fuqi deri më 30 qershor 2020. Si rrjedhojë, u bëjmë thirrje të gjithë shtetasve kosovarë që ndodhen në Republikën e Italisë, si dhe atyre që planifikojnë të kalojnë tranzit nepër territorin italian, që të bëjnë edhe pak durim e të evitojnë planifikimin e udhëtimeve me destinacion Republikën e Kosovës deri në njoftimin tonë zyrtar të radhës. Ju rikujtojmë që ky rakomandim u drejtohet dhe duhet respektuar nga të gjitha ketegoritë e transportit dhe për të gjitha menyrat e udhëtimit, përfshirë këtu linjat private të autobusave që duhet të evitojnë të ndërmarrin iniciativa të nxituara.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe do t’ju përditësojë në vijim, sapo të ketë të reja enventale lidhur me rihapjen e qarkullimit ndërkufitar.

Faleminderit për mirëkuptimin!