Lidhjet e Novartis me dënimet me vdekje në SHBA
Autoritetet amerikane kanë blerë 525 gramë Thiopental, sasi kjo e mjaftueshme për futjen nën narkozë të 100 njerëzve para ekzekutimit
Kompania „Sandoz GmbH” me seli në Austri, që është pjesë e koncernit të madh zviceran të prodhimit të barnave „Novartris” dyshohet se prodhon një mjet narkotik që përdoret për ekzekutimin e dënimeve me vdekje në SHBA.
Siç shkruajnë mediet zvicerane, Sandoz e eksporton këtë lëndë narkotike në 50 vende të ndryshme të botës, por jo edhe në SHBA, ku ende bëhen ekzekutime të dënimeve me vdekje. Mirëpo ky bar, me emrin Thiopental mbërrin megjithatë në SHBA përmes një firme britanike e cila e riprodhon dhe e paketon. Pastaj një firnmë tjetër, po nga Britania e Madhe (Archimedes) e shet atë në SHBA.
Sipas televizionit austriak ORF Arhimedes u ka shitur vitin e kaluar autoriteteve amerikane të drejtësisë 525 gramë Thiopental, sasi kjo e mjaftueshme për futjen nën narkozë të 100 njerëzve para ekzekutimit.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje









