LDK në Zvicër reagon për mosregjistrimin e mërgatës
Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Zvicër konsideron se mospërfshirja e mërgimtarëve shqiptarë nga Kosova që jetojnë dhe punojnë përkohsisht jasht vendit është shkelje e të drejtës elementare qytetare, një e padrejtë që u bëhet mërgimtarëve shqiptarë.
“Përjashtimi i diasporës dhe privimi nga e drejta për të mos u regjistruar, është akti më i turpshëm dhe më skandaloz i kësaj Qeverie të ndërtuar nga strumbullari i pakicave”, thuhet në një reagim të Degës së LDK-së në Zvicër.
Lidhja Demokratike Kosovës –Dega në Zvicër shprehet e indinjuar për faktin se mospërfshirja e mërgimtarëve në procesin e regjistrimit të popullsisë që pritët të organizohet në fillim të prillit të këtij viti pa pjesëmarrjen e diasporës, sipas këtij subjekti politik, tregon për një tendencë se Brukseli po bën përpjekje që të falsifikojë përbërjen nacionale të Kosovës në favor të kolonive serbe.
Sipas LDK-së, përmes të ashtuquajturës “listë komplementare”, ku pjesëtarët e popullatës shumicë nuk do të përfshihen në popullsinë e përgjithshme të Kosovës nëse nuk jetojnë në Kosovë më shumë se një vit , tentohet të krijohet një mjegullirë, me prapavijë të qartë.
“Regjistrimi i popullsisë është shtyer me vite të tëra pikërisht pse serbët nuk u pajtuan që t’i përgjigjeshin operacionit. Qeveria e Kosovës, dhe faktori i jashtëm tash janë optimistë se serbët nuk do ta bojkotojnë regjistrimin, ndërsa shqiptarët në diasporë do t’i mashtrojnë me premtimin se do të përfshihen në regjistrim”, thuhet në reagim të Degës së LDK-së në Zvicër, të nënshkruar nga kryetari i saj, Haki Latifi.
Ndryshe, regjistrimi i popullsisë në fillim të muajit të ardhshëm do të bëhet në Kosovë, pas tri dekadave. Projekti do të realizohet paralelisht me vendet e tjera në rajon dhe me ndihmën e Zyrës Evropiane për Statistika, EUROSTAT. Ai pritet të ofrojë një pasqyrë të saktë demografike, e cila i ka munguar Kosovës me vite të tëra.
Kosova është i vetmi vend në Evropë ku nuk ka pasur një regjistrim të popullsisë që 30 vjet, kështu që askush nuk e di me saktësi se sa banorë ka ajo.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










