Lajme

Lajçak: Mirëpres vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen reciprocitetit

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Lajçak ka thënë se ky vendim tregon përkushtimin e Kosovës që të rikthehet në dialog.

“Mirëpres vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për të hequr masat e reciprocitetit. Heqja e shpejt e pengesave për rifillimin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, tregon përkushtimin e qartë të Kosovës që të rikthehet në tavolinën e bisedimeve, pa vonesa”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social Twitter, përcjell Albinfo.ch