E PAME PËR LUTFIJE ZYMBERIN

Me dhembje dhe pikllim të thellë, i njoftojmë të gjithë miqtë, shokët, veprimtarët dhe të gjithë bashkatdhetarët në Zvicër, se ditë më parë ka vdekur Lutfije Zymberi nga fshati Breznicë e Bujanocit, nëna e ish të burgosurit politik dhe veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare, Saqip Zymberi.

E ndjera Lutfije Zymberi ka dhënë kontribut të çmueshëm për çështjen kombëtare, duke pritur e strehuar shumë veprimtarë e të përndjekur politik, duke u bërë kështu edhe vet pjesë e pandarë e përpjekjeve të popullit shqiptar për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar.

Me këtë rast djemtë Saqipi dhe Zymberi nga fshati Breznicë hapin të pame më datën 13 nëntor 2011 (të dielën), në lokalet e Klubit Shqiptar « Bashkimi » në Uster afër Cyrihut, Winterthurstrasse, Zoghaus, duke filluar nga ora 10 deri në ora 16-të . Për informata mund të lajmëroheni në num,rin e telefonit : 079 455 91 64