Dogana zvicerane raporton për shtim rekord të kontrabandës

Pemët dhe perimet kanë qenë mallrat që më së shumti janë kontrabanduar gjatë vitit 2010

Administrata Doganore e Zvicrës ka raportuar se gjatë vitit 2010 përmes kufijve të Zvicrës janë zënë mallra që po futeshin pa leje me vlerë rekorde krahasuar me vitet e mëparshme. Me shumicë janë sekuestruar artikuj luksozë dhe në veçanti çanta dore e udhëtimi.

Pemët dhe perimet kanë qenë ndërkaq mallrat që më së shumti janë kontrabanduar në Zvicër gjatë vitit 2010, për ndryshim nga viti 2009 kur vendin e parë e zinin mishi dhe prodhimet e tij.

Administrata doganore po ashtu ka kapur më shumë lëndë narkotike krahasuar me një vit më parë, njoftonm 20Minuten online. Hashashi dhe marihuana kanë qenë drogat që janë kontrabanduar më së shumti.

Një rritje e madhe është shënuar në kontrabandimin e barnave. Kështu, përderisa në vitin 2010 ishin 1861 raste, në vitin paraprak, 2009 kanë qenë 700 raste më pak të barnave të kontrabanduara.