CH-Ballkani

Deputeti gjerman dënon sulmet para zgjedhjeve në Shqipëri

Deputeti gjerman, Manuel Sarrazin, ka dënuar sulmet e dhunshme në KZAZ-të e Shqipërisë.

Ai shprehet se dhuna në zgjedhje do të minojë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“I dënoj të gjitha sulmet e dhunshme në Shqipëri që dëmtojnë zgjedhjet lokale nesër dhe progresin e bërë në procesin e integrimit në BE. U bëj thirrje të gjitha palëve që të mundësojnë dhe të sigurojnë një protestë paqësore”, shprehet Sarrazin, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.